Izraeliti që e kërkon Kosova – koka e krimit me trafikimin e organeve njerëzore

In Kosova, Lajme

Kosova ka kërkuar nga Qipro ekstradimin e një izraeliti i cili dyshohet se ishte truri pas bandës së trafikimit të organeve, njofton Klan Kosova.

I dyshuari me emrin Moshe Harel, akuzohet se ka organizuar më shumë se 30 transplantime ilegale në një klinikë afër Prishtinës.

“Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Policia ka njoftuar se Moshe Harel është arrestuar një javë më parë.

Ai po ndiqej nga autoritetet tash e një dekadë për aktivitet kriminal duke rekrutuar viktimat nga vendet e varfra të Europës Lindore dhe nga Azia Qendrore, duke u premtuar rreth 15.000 euro për organet e tyre.

Ndërsa pranuesit, kryesisht izraelit, do të paguanin për një organ rreth 100.000 euro.

You may also read!

Kushtojuni vëmendje këtyre pasojave të tiroideve

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup

Read More...

Horoskopi ditor, e Premtë 20 Prill 2018

Dashi Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur diskutime në të kaluarën. Edhe ata që janë

Read More...

Raportet Rusi-SHBA: Ministria e Jashtme ruse bën paralajmërimin …

Lidhjet e drejtpërdrejta të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com