Javën tjetër rasti Dehari shkon në Zvicër për superekspertizë

In Kosova, Lajme

Nga java tjetër rasti Dehari do të transferohet në Institutin në Zvicër për superekspertizë, ashtu siç ishin dakorduar familja dhe kishte pranuar shteti, tha ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit.
Në kohën e pyetjeve parlamentare, deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi tha se që nga data 16 mars 2018 kur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka raportuar në Kuvend, më nuk ka asnjë lajm rreth procesit në rastin Dehari për ekspertizën në Zvicër.

Çfarë është ndërmarrë deri tani, ose çfarë do të ndërmerret?, pyeti deputeti ministrin.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ka përfunduar përkthimi i komplet lëndës dhe nga java tjetër ajo do të kalojë në Institutin e Zvicrës.

“Në këtë javë ka përfunduar përkthimi i lëndës komplet, me material rreth 3 mijë faqe. Jam i informuar nga Prokuroria e Shtetit që lënda do të dërgohet përmes Ambasadës së Zvicrës në Institutin e Zvicrës nga java tjetër”, tha ai.

Astrit Dehari, një aktivist i vetëvendosjes vdiq më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin me granatahedhës në Kuvend në gushtin e 2016-ës.

Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2016 miratoi rekomandimet për rastin Dehari, ndër të cilat “familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së, ose SHBA dhe Qeveria t’i heqë të gjitha shpenzimet”.

Familja Dehari në shkurt të vitit 2017 vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com