“Jemi gej dhe të dhunuar”, si e fitojnë azilin shqiptarët në Francë

In Lajme, Rajoni

Shqipëria ishte vendi i parë i origjinës së azilkërkuesve në 2017 në Francë, me 7630 aplikime të listuara, një rritje prej 66 për qind, sipas shifrave të OFPRA të publikuara të hënën.

 

Pra, renditet para Afganistanit, Haitit dhe Sudanit për numrin e kërkesave për azil. Në një shkrim të francezes “l’Express” ngrihen shumë pikëpyetje, përse nga një vend i konsideruar i sigurt nga BE ka kaq shumë fluks emigracioni?

Në shkrim sqarohet se arsyeja kryesore e njerëzve është pamundësia ekonomike, e cila është në nivele mbijetese në Shqipëri. Edhe pse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt nga BE, për shkak se nuk ka luftëra apo rreziqe të mëdha, jetesa e vështirë ka detyruar qindra mijëra shqiptarë që të largohen nga vendi, me një shkallë të lartë e emigracioni që po karakterizon vendin prej vitesh.
Sipas të dhënave zyrtare, sot, shanset e një shqiptari për të marrë azil në Francë janë zvogëluar. Vetëm 6.5 për qind e aplikantëve shqiptarë kanë fituar azil në 2017. E mbase ata janë detyruar të përdorin një nga argumentet që “shpëtojnë” kërkesën për azil edhe në vendet e sigurta.
Ka tolerime në rastet e akteve të dhunës ndaj grave, diskriminimit kundër personave LGBTI ose pakicave etnike, ndër të tjera. Megjithatë, për shtetasit e kë- tyre vendeve “të sigurta”, procedura për shqyrtimin e dosjes së kërkesës për azil shpejtohet.

“Kjo nuk i kalon tre muaj”, argumenton Pascal Brice, drejtor i OFPRA, kundrejt shtatë deri tetë muajve që zgjaste procesi dy vite më parë. Sipas Nathalie Clayer, specialiste në Shqipëri për EHESS, “Shqiptarët ikin nga varfëria dhe papunë- sia”.
Gazeta franceze shkruan se “Ky vend i vogël malor dhe rural është një nga më të varfrit në Europë, me një pagë mesatare prej më pak se 350 euro në muaj. Norma e papunësisë së të rinjve ka tejkaluar 33 për qind në vitin 2017, sipas Bankës Botërore”.
Shqipëria ka një nga normat më të larta të emigracionit në Europë: një e treta e popullsisë është larguar nga Shqipëria në 25 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të Politikës së Migracionit.

Si rezultat, Shqipëria, e cila kishte 3.5 milionë banorë në fillim të viteve 1990, tani ka më pak se 3 milionë.
Dhe mosha mesatare, e cila në vitet 1990 ishte ndër më të ulëtat në Europë (28 vjeç), tani është më shumë se 37 vjeç. Eksodi i shqiptarëve nuk është lajm i ri. “Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i emigracionit”, shton Nathalie Clayer. Fenomeni u ndërpre gjatë 45 viteve të sundimit komunist, një nga më të mbyllurit në Europë.
“Regjimi, madje, kontrolloi migrimin e brendshëm, duke kufizuar eksodin rural në qytete”, sipas studimit. Rënia e diktaturës në vitin 1991 çoi menjëherë në një fluks të emigrantëve jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Greqi.
Që nga vitet 1990, rreth 600,000 shqiptarë janë vendosur në Itali, 500,000 në Greqi, sipas shifrave nga Politika e Migracionit. Disa nga ata që ishin vendosur në Greqi u kthyen në vend për shkak të krizës, që goditi vendin fqinj nga viti 2008. Përveç krizës së vitit 2008 që ka ndaluar fillimin e një përmirësimi në situatën ekonomike në Shqipëri, stanjimi politik ndoshta kontribuon në vazhdimin e eksodit, sipas Nathalie Clayer.
“Ndryshimi politik katër vjet më parë nuk ka sjellë ndryshime në situatën në vend, korrupsioni dhe klientelizmi janë ende të larta”. Që nga viti 2003, Franca ka përpiluar një listë të vendeve “të sigurta”, ku Shqipëria është pjesë e saj. Por Konventa e Gjenevës vlen për të gjithë “refugjatët pa diskriminim për racën, fenë apo vendin e origjinës”.
Ky parim detyron çdo vend nënshkrues të merret me të gjitha kërkesat për azil, qoftë nga një vend që konsiderohet “i sigurt” apo jo. Rritja e fluksit të emigracionit të shqiptarëve në Francë motivoi udhëtimin e Gerard Collomb në Tiranë, në mes të dhjetorit. Franca ka bërë presion që Shqipëria të shtrëngojë kontrollet për largimin nga vendi. Që nga gushti, më shumë se 9700 nisje janë bllokuar nga Shqipëria.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com