Karbohidrate pas orës 18? Ja si përgjigjen dietologët

In Shendeti

A mund të ha karbohidrate pas orës 18:00, nëse jam në dietë? Është një pyetje që të gjithë dietologët e dëgjojnë shpesh. A duhet t’i ha pas orës 18:00, 17:00, apo 16:00? Ja si përgjigjen dietologët.

Të mos hash karbohidrate si patate, pasta, oriz ose bukë për darkë, është një mënyrë e mirë për të mos marrë kalori të tepërta. Vetëm kaq. Asgjë magjike nuk ndodh me kalimin e kohës.

Ja çfarë ndodh:

Nëse nuk hani një patate të madhe të pjekur, do të thotë 580 kJ ose 140 kalori më pak, gjatë darkës. Duke shmangur ngrënien e një filxhani pilaf të bardhë të zierë në darkë, ju nuk merrni 770 kJ ose 185 kalori. Një kupë spageti që nuk e hani gjatë darkës do të thotë 840 kJ ose 200 kalori më pak.

Kështu që, nëse ju nuk hani fare darkë, do të thotë se nuk merrni 1680 kJ, ose 400 kalori më pak. Për një biftek, një patate dhe sallatë, ju mund të reduktoni 50 për qind kaloritë, nëse ju i thoni “jo” edhe karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse ju mund të humbisni disa kilogramë!

Hani lehtë gjatë darkës!

Duke thënë këtë, është një ide shumë e mirë, që në darkë të hani sa më lehtë. Pse? Sepse shumica prej nesh nuk janë shumë aktivë në darkë, rrinë duke parë televizior, ose ndonjë film dhe nuk djegim më kalori.

Me ditët e punës që përfundojnë në pasdite vonë, të hash një vakt kryesor në darkë është një zakon që nuk ndihmon askënd për të mbajtur format trupore. Vakti kryesor i ditës duhet të hahet në drekë, ndërsa darka duhet të jetë e lehtë, por ne zakonisht nuk e ndjekim këtë rregull të artë!

Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të hamë një vakt të pabalancuar mirë. Një biftek ose një fileto peshku me bizele ose domate, ose me një sallatë të madhe, nuk është një vakt i balancuar mirë. Ju duhen pak karbohidrate, qoftë edhe pak fare që të plotësoni vaktin tuaj dhe të jeni më të kënaqur.

Vetëm gjysmë filxhani me oriz kaf, ose kuinoa, ose një patate e vogël e pjekur, do t’i balancojë raportet mes tyre. Sekreti është që të mos hani shumë, jo që të mos hani aspak.

Madje, nëse doni që të humbisni më shumë kilogram, mos pini shumë verë. 2 gota me verë të kuqe, ose të bardhë, ju shtojnë rreth 1000 kJ ose 240 kalori, më shumë se sa një tas me spageti.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com