Kishtari Amfilohije shpallet kundërshtar politik i Vuçiqit

In Lajme, Rajoni

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS) Aleksandar Martinoviq ka vlerësuar se mitropoliti Amfilohije me deklaratën e vet se politika e kryetarit të Serbisë po shpie drejt tradhtisë në Kosovë, e ka renditur veten në mesin e kundërshtarëve politikë të kryetarit Vuçiq, të Qeverisë serbe dhe të partisë kryetar e të cilës është kryetari serbe, transmeton Koha.net.

Duke komentuar fjalët e këtij kishtari, Martinoviq për rtv ka thënë se kjo deklaratë është e pa menduar, jokishtare, jofetare dhe është tipike deklaratë ditore politike.

“Mendoj se Amfilohije më së miri e ka demantuar patriarku serb Irinej, kur tha se Aleksandar Vuçiq po lufton si luan për ruajtjen e Kosovës në Serbi, ashti siç ka luftuar tamam si luan për Republikën Serbe”, ka thënë Martinoviq.

Sipas fjalëve të tij, mitropolitin e nga Mali i Zi e ka përgënjeshtruar edhe populli serb në Kosovë pasi që në fund të vitit në zgjedhjet për parlament Lista Serbi i zuri 10 vende dhe se kjo listë e ka përkrahjen e hapët të Aleksandar Vuçiqit dhe të Qeverisë së Serbisë.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com