Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

In Kosova, Lajme

Mustafa i cili për disa ditë ishte duke u mjekuar në Spitalin Amerikanë në Prishtinë, pasi vuante nga një grip është dërguar për mjekim në Gjermani pas keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Por, ish-këshilltari i tij në Qeveri, Besnik Berisha ka thënë për lajmi.net se gjendja e Mustafës është stabile dhe po shkon drejt përmirësimit gradual.

Ai ka thënë se ish-kryeministri qysh dje ka filluar me terapi në Gjermani.

“Mund të them se gjendja e tij është stabile dhe po shkon drejt një përmirësimi gradual. Qysh dje ka filluar me fizoterpai e cila rezultatet e saja do t’i jap ditën në vazhdim”, ka thënë Berisha për lajmi.net.

Berisha ka thënë se gjendja e tij  ka filluar të përmirësohet në Kosovë, por që një gjë e tillë po vazhdon edhe në Gjermani.

Mustafa kishte qëndruar për një javë në mjekim në Spitalin Amerikan, por që ishte parë nevoja që ai të trajtohej jashtë vendit.

Spitali Amerikan ku ka qëndruar Mustafa me anë të një njoftimi për media kishte thënë se Mustafa është trajtuar me terapi përkatëse, por transferuar jashtë vendit për shkak të evojës së terapisë dhe rehabilitimit fizikal të vazhdueshëm.

“Ai në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve. Pas procedurave përkatëse diagnostike, është arritur të diagnostikohet dhe të trajtohet me terapinë përkatëse specifike që jepet për këtë rast. Gjatë qëndrimit në spitalin tonë, është arritur stabilizimi dhe më pas ka filluar përmirësimi gradual i gjendjes së tij shëndetësore. Për shkak të nevojës së terapisë dhe rehabilitimit fizikal të vazhdueshëm, z. Mustafa sot është transferuar jashtë vendit në një qendër të specializuar rehabilituese”, thuhej në njoftim.

Kryetari i LDK-së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com