Kosova e njofton zyrtarisht Malin e Zi për ratifikimin e demarkacionit

In Kosova, Lajme

Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë njoftuar të enjten zyrtarisht Malin e Zi për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”, kabineti i Qeverisë së Malit të Zi.

“Ne e kemi pranuar informacionin zyrtar nga Republika e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit”, ka konfirmuar Qeveria malazeze.

Njoftimi përmes rrugëve diplomatike parashihej përmes marrëveshjes së arritur ku qeveritë e kishin obligim që të njoftonin njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit.

Sipas marrëveshjes, Komisionet për Kufirin Shtetëror midis Malit të Zi dhe Kosovës, pritet të formojnë një trup punues të përbashkët, i cili do të jetë përgjegjës për të kryer shënimin e kufirit shtetëror mes të dyja shteteve.

Kosova dhe Mali i Zi, kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015, derisa Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar të njëjtën më 21 mars të këtij viti.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com