Kosova pranohet në Eurovizion

In Jetë/Stil

Ndonëse Kosova ende nuk mund të jetë pjesë e festivalit evropian të muzikës, tashmë zyrtarisht, nëpërmjet Innovation Centre Kosovo (ICK) është pjesë e Startup Europe Awards, garë e Komisionit Evropian, e njohur ndryshe edhe si “Eurovizioni i Bizneseve Startup”.Gara e cila i bënë bashkë të gjitha shtetet e kontinetit të Europës, nga viti 2018 do të ketë një shtet më shumë – Kosovën. “Startup Europe Awards” është nismë e Komisionit Europian & Fondacionit Finnova, me mbështetje të Presidentit të Parlamentit Europian, Presidentit të Komitetit të Regjioneve dhe anëtarëve të Parlamentit Europian.Startup Europe Awards (SEUA) është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, regjional, shtetëror dhe evropian, që për qëllim ka nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërmjet akterëve kryesor brenda ekosistemit evropian të ndërmarrësis. Përveç kësaj SEUA synon rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e tyre dhe identifikimin e nevojave urgjente për financim. SEUA mbledhë rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët engjëj, për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimit ekonomik të Europës në përgjithësi.

Gara prestigjoze që nga viti 2018 në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të kontinentit.Detajet rreth organizimit të edicionit 2018 në Kosovë, do të bëhen publike nga ana e organizatorit, gjatë muajve në vazhdim.

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com