Kosova rrezikon t’i humbë 78 milionë euro të IPA-së

In Ekonomi

Qeveria rrezikon fondet e IPA-së prej 78 milionë eurove. Kosova rrezikon t’i humbë 78 milionë euro nga fondet e IPA-së, si rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjësisë se institucioneve.

Kosova ka marrëveshje financiare me BE-në për 75 milionë euro nga fondet e IPA-së, prej të cilave Kosova merr pjesë në formë të bashkëfinancimit me 3 milionë euro.

Mirëpo në buxhetin e vitit 2017 nuk është paraparë asnje cent për këtë punë, shkruan Gazeta Fjala.

Këtë shqetësim e kanë ngritur edhe anëtaret e Komisionit për Integrime Evropiane, në mbledhjën e fundit.

“Si Komision për Buxhet këtu jemi për koston buxhetore të këtij projektligji dhe jemi për këtë marrëveshje financiare me IPA-në, por nga vlerësimi që është bërë 3 nga Departamenti për Buxhet, shohim se nuk është përfshirë kostoja buxhetore në projeksionet buxhetore 2017-2019. Ministria e Financave është arsyetuar se nuk na ka marr asnjë kërkesë nga Komuna e Prishtinës dhe e Gjakovës, për tu përfshirë ne Buxhet”, citohet të këtë thënë Safete Hadërgjonaj, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Se këto mjete nuk janë ndarë me buxhet e ka pranuar edhe Demush Shasha, sekretar në Ministrin për Integrime Evropiane, në fjalën e tij para deputetëve. “Është e vërtetë që 3 milion euro nuk figurojnë ne buxhet dhe ne së bashku me kolegët e zyrës së BE-së kemi gjet zgjidhje për këtë. Nuk ka nevojë të ndryshohet Projektligji i buxhetit për 4 vitin 2017. Marrëveshja do të ketë afat 5 vjeçar të zbatimit, dhe bashkëfinancimi jonë prej 3 milion, në cilindo vit, në 5 vitet e ardhshme kudo që i gjejmë ata 3 milion, mund te bëhet zgjidhja”, ka sqaruar Shasha.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com