Kriza politike e shqiptarëve në Preshevë

In op/ed

Nga Sevdail Hyseni

Po mbushen gati dy muaj, që nga mbarimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për pushtet lokal në Preshevë të 24 dhjetorit të vitit të kaluar, e qeverisja e re komunale ende nuk ka filluar së funksionuari. Shkaqet e zvarritjes procedurale rreth formimit të koalicionit qeverisës dhe krijimit të pushtetit të ri, gjenden te subjektet politike shqiptare, të cilat në mungesë të një kulture politike dhe të mbërthyer nga inatet partiake e kanë zhytur Preshevën në një qorrsokak, nga i cili zor të dilet pa ndonjë çmim të madh.

E përfitues nga ky ngërç politik dhe kolaps ekonomik është Beogradi, i cili përmes disa grupeve të caktuara shqiptare në Preshevës, arriti qëllimin që parlamentin lokal ta bëjë multietnik, duke krijuar hapësirë më shumë për të zgjatur dorën e pushtetit qendror, në administratën e një komune, e cila gjithnjë po i përngjanë një bashkësie lokale me kompetenca tepër të reduktuara. Zgjedhjet e fundit në Preshevë, që kishin karakter të parakohshëm zgjedhor, do të mbahen mend në historinë e kësaj komune, për  shembullin e tyre të keq, të turpshëm dhe shumë të dëmshëm.

Gjithë ata, që kontribuan për shkatërrimin e rezultatit të zgjedhjeve të rregullta, duke shpartalluar parlamentin qind për qind shqiptar, në favor të atij multietnik, duhet ta kenë të qartë se legjislativi i kësaj komune nuk e ka gjetur dot rehatinë, përkundrazi kuvendi preshevar, do të shndërrohet në një arenë gladiatorësh me shumë të papritura, jo të këndshme për qytetarët e saj. Përvoja e gjatë e hidhur rreth: jo-stabilitetit, mos-funksionimit dhe pa-përgjegjësisë së ish Kuvendit Komunal të Preshevës, më shumë do ta çorientoj dhe katandis organizimin e pavarur politik të shqiptarëve, duke u lidhur me ndonjë parti qendrore në Beograd për interesa partiake, grupore dhe familjare.

You may also read!

Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Gironën, në ‘Camp Nou’. Skuadra

Read More...

Sheshel: Po të mos akuzohesha nga Haga do të mendoja se s’kam luftuar mjaftueshëm

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka kujtuar kohën kur është thirrur nga Tribunali i Hagës. Ai ka

Read More...

Angli, rrihet barbarisht nga 3 persona, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar Jozef Boci

Policia në Angli ka nisur një hetim për vrasje dhe ka bërë tre arrestime pas dhunimit që ju bë 

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com