Kuka: Suksesi më i madh i Kosovës në Grand Prix

In Sport, Sporte Tjera

Driton Kuka ka folur pas përfundimit të garave në “Tunis Grand Prix”, ku Kosova mori gjithsej tri medalje, dy të arta dhe një të argjendtë duke e quajtur si suksesin më të madh të shtetit tonë.

Trajneri i Kosovës ka shfrytëzuar profilin e tij privat për të shkruar disa rreshta rreth përfaqësimit të shtetit tonë në “Tunis Grand Prix”.

Dirton Kuka dhe treshja e medalistëve në xhudo

Në këtë turne, Kosova u rendit si e para me gjithsej tri medalje, një të artë dhe dy të argjendtë, njëra e cila erdhi në konkurrencën e meshkujve.

Ishte xhudisti Akil Gjakova, i cili ia sjelli medaljen e parë Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa medalje të argjendtë mori edhe Distria Krasniqi.

E arta, Nora Gjakova

Medalja e artë u mor nga Nora Gjakova, e cila fitoi finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Këto medalje kanë bërë që Driton Kuka ta cilësoj si suksesin më të madh të Kosovës deri më tani në një garë të Grand Prix.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:

Suksesi më i madh i Shtetit tonë në Grand Prix deri më tash!

Një e artë e dy tē argjendta!

Medalja e parë në konkurrencën e meshkujve e argjendta e Akilit sot shkëlqen si ari!

Nora,Disi e Akili edhe pa prezencën e Kampiones Olimpike performuan bukur dhe nisën me sukses këtë vit!

Po e ripostoj foton e Akilit si një fitore briliante gjatë ditës së sotme!

Personalisht medalja e Akilit për mua si trener i tyre paraqet impuls të ri në ekipin tonë dhe medaljet Elitare tani më po vijnë edhe për meshkuj!

You may also read!

Publikohen prapaskenat interesante të realizimit të himnit të Botërorit nga Era, Will Smith dhe Nicky Jam

Tashmë hiti i ri në prag të kampionatit botëror, “Live it Up” me protagoniste Era Istrefin, Will Smith dhe

Read More...

Zakonet e përditshmërisë që ju shkaktojnë stres pa e kuptuar

Shpesh ju rrëmben rutina e ditës dhe nuk e kuptoni që shumë prej zakoneve të përditshmërisë janë ato që

Read More...

Real Madrid hyn në histori, tre herë rresht fitues i Champions League

Real Madrid-Liverpul është finalja e madhe e kompeticionit të “Uefa Champions League” që luhet në Ukrainë në stadiumin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com