Kush është Ermal Meta, shqiptari që rrëmbeu kupën e Sanremos (Video)

In Jetë/Stil

Ermal Meta ia doli të fitojë pas shumë peripecishë kupën e Sanremos duke bërë krenar gjithë shqiptarët nëpër botë.

Meta bashkë me kolegun e tij Fabrizio Moro fituan “Sanremo 2018” me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Por kush është Ermal Meta?:

Ermal Meta ka lindur në qytetin e Fierit dhe që kur ishte ishte 13 vjeç shkoi për të jetuar në Bari me familjen e tij. Karrierën e tij e nisi si kitarist i grupit “Ameba 4”. Grupi konkurroi në kategorinë e të rinjve në Sanremo të vitit 2006 me këngën “Rido… forse mi sbaglio”.

Ermal Meta e vazhdoi karrierën e tij në muzikë dhe në vitin 2009, Meta formoi një tjetër grup, La Fame di Camilla, me të cilët realizoi tre albume. Në 2010, ai mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj.

Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj. Ai nihet si kantautor shumë i mirë. Gjithashtu, ai ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv “Braccialetti Rossi”.

Në vitin 2017 ai konkurroi për herë të tretë në Sanremo, por për herë të parë si solist. Në “Sanremo 2018” fitoi çmimin e parë.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com