Kush është kosovarja që u vra nga arma e një polici gjerman

In Disaspora

Pas gjetjes së kufomës së një gruaje 34 vjeçare nga Kosova në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen) është arrestuar një polic federal.

Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e mbrëmshme nga plagët e një arme policore, shkruan thüringen24.de dhe mediet tjera gjermane.

Besohet se vdekja ka ardhur nga plumbat e një arme zyrtare të një polici federal, transmeton albinfo.ch.

Polici nga Bavaria dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.

Në banesë, sipas informacioneve të MDR janë konfiskuar një armë shërbimi dhe një letërnjoftimi i një zyrtari policor. Në banesë kishin qenë të pranishëm dy meshkuj të moshës 22 vjeçare, njëri nga të cilët pronari i banesës dhe partneri i gruas së vrarë, i cili është i njohur për policinë ndërsa tjetri, zyrtari i përmendur policor. Të dy këta kishin qenë në gjendje të dehur.

Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen e kryer dhe po ashtu nuk dihet saktësisht nëse gruaja ka vdekur nga e qëlluara me armë. Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet hetimi.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com