Ky është droni amerikan që bombardoi Serbinë më 1999

In Lajme, Rajoni

Para se dronët “General Atomics Predator” dhe “Reaper” pushtuan qiejt në Luftën ndaj Terrorit, epoka moderne e dronëve kishte nisur, pa ndonjë bujë të madhe në fillim të viteve të ’90-ta.

I dizajnuar nga “Israel Aircraft Industries” dhe i prodhuar në SHBA nga “Northrop Grumman”, droni “MQ-5 Hunter” u ndalua së funksionuari më 1996, raporton “Popsci”.

Por, menjëherë pas pensionimit, ai u ringjall. Droni i njëjtë fluturoi mbi qiellin e Kosovës dhe Serbisë më 1999 në mbështetje të Forcave Ajrore Amerikane dhe që nga ajo kohë, “Hunter” qëndroi aktiv, transmeton Koha.net.

Por, pas 22 vjetësh përdorimi ushtarak, ai më në fund u pensionua nga shërbimi.

“Hunter”, i njohur si “RQ-5” kur ishte i paarmatosur dhe MQ-5B kur u pajis me bomba të vogla “Viper Strike”, mund të fluturonte për mbi 12 orë në lartësi prej mbi 4.5 km. Ndonëse ai mund të manovrohej në një distancë deri në rreth 130 kilometra, i njëjti kishte aftësinë që të komunikonte me një “Hunter” të dytë duke i dhënë kështu mundësinë e manovrimit deri në 260 kilometra.

“Hunter” mund të fluturonte nga 12 deri në 18 orë me një karikim. Madje Rusia, më 2014 kur e pushtoi Krimenë nga Ukraina, pati deklaruar se ka rrëzuar një “Hunter”, gjë të cilën e kishte mohuar Pentagoni.

Zëvendësuesi i “Hunter” do të jetë “Gray Eagle”, një dron Grabitqar të cilin Ushtria Amerikane e shfrytëzoi për herë të parë në Irak më 2010. Droni i ri mund të fluturojë deri në 24 orë, në lartësi prej mbi 8.8 km dhe me një shpejtësi maksimale prej 305 km/h/.

Në vend të bombave drejtuese, droni i ri bartë katër raketa “Hellfire”. Droni “Gray Eagle” mund të manovrohet deri në një distancë prej mbi 400km, gjë që i mundëson mbulim shumë më të madh hapësinor sesa parapraku./LEN/

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com