Ky është shqiptari i ISIS që bënte thirrje për luftë kundër amerikanëve / Video/

In Kosova, Lajme

Në maj 2017, zyra e medias së ISIS, në provincën Nineveh, në Irak lëshuan një video 45-minuta me titullin: “Ne do t’i kthejmë me siguri në rrugët tona”. Ashtu si shumë video nga ISIS edhe në këtë shfaqen disa luftëtarë vullnetarë nga vende të ndryshme. Një nga njerëzit e maskuar është një amerikan që e quan veten “Abu Hamza al-Amriki.”

Duke folur me theks amerikan, ai kritikon Amerikën dhe u bën thirrje besimtarëve në SHBA që të bëjne sulme brenda vendit: “A nuk jeni në gjendje që t’ia ngulni thikën një kafiri? Ta hidhni poshtë nga një ndërtesë? Ta shtypni me makinë? Çlirojeni veten nga zjarri i Ferrit duke vrarë një kafir”.

Më pas ai tregon para kamerës disa raketahedhëse, prodhim amerikan, që thotë se ua kanë marrë grupeve të armatosura kurde dhe Shiite pasi ISIS i ka mposhtur në fushëbetejë.

Pas një hetimi dyvjeçar të kuadrove amerikane që kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, agjentët federal më në fund kanë zbuluar se Abu Hamza al-Amriki i videos është Zulfi Hoxha.

Në kohën e regjistrimit të videos Hoxha ishte rreth 25-vjeç. Duke qenë se ka shkuar në Siri më pak se tre vjet më parë, ngjitja e tij në krye të ISIS ka qenë shumë e shpejtë. Ai nuk dihet se ku ndodhet sot, por nisur nga videoja e majit 2017, duhet të ketë qenë në atë kohë në Irakun veriperëndimor.

Kjo është hera e parë që agjensitë amerikane të zbulimit arrijnë të gjejnë identitetin e një prej amerikanëve që janë shfaqur në videoklipet e propagandës së ISIS-it. Edhe kur zbulohen emra nuk është politikë e qeverisë amerikane që të bëjë publike emrat e luftëtarëve nga SHBA. Mirëpo, Zulfi Hoxha është rast më ndryshe për shkak të statusit të lartë që ka si komandant në ISIS.

Ai mund të ketë qenë personazhi edhe i një videoje në tetor 2015, në të cilën një amerikan ia pret kokën brutalisht një ushtari kurd të peshmergës, “për t’i dërguar mesazh Obamas”.

Ekspertët nuk e dinë se si ka mundësi që Zulfi Hoxha u ngjit kaq shpejt kaq lart në strukturën e hierarkisë së Shtetit Islamik. Ndoshta u ka lënë mbresë udhëheqësve të organizatës me gatishmërinë e tij për të marrë pjesë kaq shpejt në prerjen e kokës së një ushtari armik.

Ajo që dinë me shumë saktësi tani është se cilët njerëz e kanë ndihmuar për t’u larguar drejt Sirisë si dhe veprimtarinë e tij në rrjetet sociale ku ka shprehur dukshëm pikëpamjet e tijk të sakjshme në përkrahje të ISIS

 

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com