Ky është zyrtari i AKR’së që po përflitet për ministër të brendshëm

In Kosova, Lajme

Pas largimit të Flamur Sefajt si ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Aleanca Kosova e Re po e shqyrton një emër tjetër për ta udhëhequr këtë ministri. Burime të Gazetës Express mësojnë se Fatmir Matoshi është zyrtari që po përflitet brenda partisë së Pacollit për të marrë pozitën e ministrit në MPB.

Kjo ministri ka disa ditë që ka mbetur pa ‘zot shtëpie’, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi ditë më parë Flamur Sefajn. Krejt kjo, pas aksionit që ndodhi më gjashtë gyleninistët dhe dëbimin e tyre në shtetin turk.

Ndërkaq, Aleanca Kosova e Re, po e shqyrton mundësinë që në pozitën ku shërbeu Sefaj për disa muaj që nga formimi i Qeverisë, të emërohet Fatmir Matoshi, nënkryetar i AKR’s’.

Megjithatë ende nuk dihet se kur do të ndodh edhe zyrtarisht emërimi i tij.

Sidoqoftë që nga ngjarja me shtetasit turq të cilët u arrestuan në mënyrë misterioze, Haradinaj përveç Flamur Sefajt, largoi nga detyra edhe shefin e AKI’së, Driton Gashin.

You may also read!

Kushtojuni vëmendje këtyre pasojave të tiroideve

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup

Read More...

Horoskopi ditor, e Premtë 20 Prill 2018

Dashi Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur diskutime në të kaluarën. Edhe ata që janë

Read More...

Raportet Rusi-SHBA: Ministria e Jashtme ruse bën paralajmërimin …

Lidhjet e drejtpërdrejta të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com