Ligji i ri për kundërvajtje në trafikun rrugor, shpresë për zvogëlimin e numrit të aksidenteve

In Kosova, Lajme

Rritja e numrit të aksidenteve me fatalitet dhe me lëndime trupore përgjatë vitit të kaluar, ka rezultuar me sjelljen në fuqi të ligjit të ri për kundërvajtje në trafikun rrugor, i cili tashmë vetëm se ka filluar t’i japë frytet e para të përmirësimit të gjendjes.

Kështu thanë ekspertët në forumin “Rregullat e Reja të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në Kosovë”, që u organizua nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, Muhamet Ahmeti, tha se qëllimi i organizimit të këtij forumi është që të kontribuojë në ndërgjegjësimin dhe informimin lidhur me ligjin e ri dhe rregullat e reja në komunikacionin rrugor.

Duke i analizuar rrethanat e gjendjes së krijuar gjatë viteve të kaluara, drejtori i Departamentit të Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, tha se fajtori kryesor për shkaktimin e aksidenteve është faktori njeri.

“Në Kosovë, në vitin e kaluar kanë vdekur në aksidente të komunikacionit mbi 137 persona. Faktori njeri, mbi 85% të rasteve, është fajtor në shkaktimin e aksidenteve, pa anashkaluar edhe faktorin rrugë dhe automjet. Shkaktimin më të madh të aksidenteve e bën shoferi duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës”, tha ndër tjerash Rexhepi.

Në këtë forum morën pjesë dhe dhanë kontribut të çmuar për trajtimin e kësaj çështjeje edhe njohës të tjerë të fushës së komunikacionit, përfshirë Biljana Rexhiqi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës, Haxhi Krasniqi, kryesues i Komisionit për Vendosje në Policinë e Kosovës dhe Milaim Ahmetaj, udhëheqës i Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit.

You may also read!

Kushtojuni vëmendje këtyre pasojave të tiroideve

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup

Read More...

Horoskopi ditor, e Premtë 20 Prill 2018

Dashi Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur diskutime në të kaluarën. Edhe ata që janë

Read More...

Raportet Rusi-SHBA: Ministria e Jashtme ruse bën paralajmërimin …

Lidhjet e drejtpërdrejta të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com