Me lugë, thikë e pirun apo me dorë? Kështu duhen ngrënë këto ushqime

In Shendeti

Ju ka ndodhur të mos ua kapë dot piruni ullirin dhe t’ju kërcejë nga tavolina? Po të prisni mishin dhe t’ju ngecë thika në kockë?  Po djathin në feta të antipastave e merrni me thikë apo me pirun? Ja disa rregulla për mënyrën e të sjellurit në tryezë si në rastet formale, ashtu dhe ato informate.

Proshuta (bacon)

Në rastin e proshutave të  thara, ndodh që të bëhen copë-copë nëse i prisni me pirun, kështu që është e pranueshme t’i merrni me dorë. Proshuta e butë zakonisht është e yndyrshme dhe nëse nuk doni t’i bëni gishtat pis, përdorni thikë e pirun.

Ullinjtë dhe ullinjtë e zinj

Nëse ullinjtë janë brenda një aperitivi, mund t’i merrni me dorë. Nëse janë ingredient i një pjate (sallatë p.sh) atëherë duhen ngrënë me pirun. Ju mund ta hani ullirin në gotën e martinit vetëm pasi të keni përfunduar pijen duke e  hedhur nga gota në gojë.

Peshku

Priteni peshkun në mes nga koka tek bishti pa e prekur shtyllën kurrizore. Pastaj hapeni pjesën e sipërme si një libër duke e mbajtur mishin me priun. Vendosini pjesët e mishit në një zonë të pastër të pjatës. Përdorni një priun për të hequr shtyllën kurrizore. Mund t’i shtrydhni pak limon peshkut dhe të vazhdoni ta hani me të njëjtën thikë e pirun.

Mishi me kocka

Nëse jeni në një takim formal, për shembull një drekë pune, atëherë duhet të përdorni servisin për të ngrënë mishin me kockë. Nëse jeni me miq ose familjen në një barbekju, është e pranueshme ta konsumoni dhe me duar.

Karkalecat e detit

Nëse karkalecat e detit ju shërbehen të paqëruar, atëherë mund t’i konsumoni me duar. Pas kësaj, mbetjet hidhini në një pjatë për mbeturinat.

Nëse ju serviren në shkop në një aperitiv, zhytini në salcë dhe konsumojini direkt nga shkopi. Nëse janë shumë të mëdhenj dhe si përtypni dot me një kafshim, atëherë kafshojini dy herë. Por kujdes, nuk duhet të zhysni një karkalec të kafshuar në salcë.

Në rastet e një coktaili me karkaleca, ata shërbehen në gota të larta ose tasa të thellë. Karkalecat që janë shumë të mëdhenj mund t’i prisni në pjesë. Nëse s’mund të përdorni një thikë, përdorni një pirun dhe kafshojeni disa herë. Mund t’i zhysni në salcë nëse salca është vetëm për ju.

Karkalecat e të qëruar e të skuqur duhen ngrënë me thikë e pirun.

Pica

Nëse jeni në një party, mund të merrni një copë pica nga pjata me duart tuaja. I njëjti rregull vlen edhe për ambientet informate. Por nëse jeni në një drekë biznesi, në një kafe, në një restorant, atëherë duhet ta hani picën me thikë e pirun.

Djathi

Llojet e buta të djathit zakonisht merren me fokaçen apo llojin e bukës që keni në tavolinë. Kur bëhet fjalë për llojet e djathi solid si ai cheddar, korja pritet me thikë ndërsa djathi mbahet me pirunë.

Zakonisht copat e djathit serviren në pjatë të prera. Nëse jeni në një mjedis formale, duhet ta hani djathin me pirun. Por nëse bëni një minisanduiç me djathë dhe crackers ose pak bukë, është Ok nëse e hani dhe me duar.

Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat me mbushje kremi hahen gjithmonë me thikë e me pirun. Duhet të jeni shumë të kujdeshëm gjatë prerjes në mënyrë që të mos dalë mbushja.

Donuts dhe ëmbëlsirat e tjera të ngjashme këputen me dorë dhe hahen në copa të vogla.

Binjat ndahen përgjysmë dhe hahen me duar.

Kini gjithmonë parasysh edhe këto rregulla të tjera:

-Mos e lini telefonin mbi tryezë

-Gjithmonë fshini buzët para se të pini pijen në mënyrë që gota të mos bëhet pis

-Kur të ngriheni thoni gjithmonë ‘Më falni…’

-Është shumë e këndshme të darkosh ose drekosh me njerëz të sjellshëm.

Anton Çehov ka thënë: “Një sjellje e mirë në tryezë nuk është të mos derdhësh salcë në tryezë, por të mos e vësh re nëse dikush e bën”.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com