Mesazhi i fortë: Mund të shohim ngjarje që e kthejnë Ballkanin në vitet ’90

In Bota, Lajme

Ballkani Perëndimor është në qendër të vëmendjes nga ana e bashkimit Evropian, një interesim i rritur ndjeshëm pas përpjekjeve ruse për të shtuar influencën në rajonin problematik. Mesazhet e politikanëve evropianë kanë qenë të forta në drejtim të krerëve të institucioneve të BE për të kthyer sytë nga Ballkani.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, nga Bullgaria e cila mori presidencën 6-mujore ka bërë thirrje për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor. Ai ka deklaruar se Evropa duhet të përqendrohet te ky rajon problematik. Spas tij, pa një perspektivë të qartë evropiane, ka një rrezik potencial që në rajon mund rikthehen konfliktet.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të sigurohet që Ballkani Perëndimor të marrë dhe të konfirmohet edhe një herë një perspektivë e qartë evropiane.  Ka rrezik që në këtë rajon shumë të komplikuar të Evropës mund të shohim ngjarje që do t’i kthenin gjërat në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Natyrisht se ne nuk duam që kjo të përsëritet”, tha Juncker në Sofje, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

You may also read!

Publikohen prapaskenat interesante të realizimit të himnit të Botërorit nga Era, Will Smith dhe Nicky Jam

Tashmë hiti i ri në prag të kampionatit botëror, “Live it Up” me protagoniste Era Istrefin, Will Smith dhe

Read More...

Zakonet e përditshmërisë që ju shkaktojnë stres pa e kuptuar

Shpesh ju rrëmben rutina e ditës dhe nuk e kuptoni që shumë prej zakoneve të përditshmërisë janë ato që

Read More...

Real Madrid hyn në histori, tre herë rresht fitues i Champions League

Real Madrid-Liverpul është finalja e madhe e kompeticionit të “Uefa Champions League” që luhet në Ukrainë në stadiumin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com