Mësimdhënësit e nisin ditën më grevë

In Kosova, Lajme

Një marrëveshje e premtuar për SBASHK-un në kohë fushatash nga koalicioni qeveritar, e cila deri më tani nuk u zbatua nga këta të fundit, qoj në grevë të gjitha shkollat e Kosovës.

Ashtu siç është paraparë dhe paralajmëruar, greva është mbajtur në orën e parë të mësimit në ndërrimin e paradites, për të vazhduar pastaj edhe në orën e parë të ndërrimit të pasdites.

Thirrjes së SBASHK-ut i janë përgjigjur të gjithë arsimtarët, dhe gjithçka ka shkruar ashtu siç është paraparë nga këshilli drejtues i SBASHK-ut.

Ilmi Reçica, drejtor i Gjimnazit Sami Frashëri në Prishtinë, ka thënë për Infokusin se thirrjes së SBASHK-ut për grevë i janë përgjigjur të gjithë mësimdhënësit e ndërrimit të parë, përkundër që sipas tij mësimdhënësit nuk e shohin si zgjidhje këtë formë.

“Mësimdhënësit i janë përgjigjur thirrjes së SBASHK-ut, nuk kanë ardhur në orën e parë. Mësimdhënësit nuk janë për të zgjidhur problemin në këtë formë, ata janë deklaruar se sikur të kishin qenë nxënësit nuk do të kishin lënë pa mbajtur orët e mësimit”, ka thënë Reciça.

Reciça ka treguar se ashtu siç janë të informuar, greva do të vazhdojë edhe në ndërrimin e pasdites, dhe do të veprohet ngjashëm sikur në ndërrimin e paradites.

You may also read!

Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Gironën, në ‘Camp Nou’. Skuadra

Read More...

Sheshel: Po të mos akuzohesha nga Haga do të mendoja se s’kam luftuar mjaftueshëm

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka kujtuar kohën kur është thirrur nga Tribunali i Hagës. Ai ka

Read More...

Angli, rrihet barbarisht nga 3 persona, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar Jozef Boci

Policia në Angli ka nisur një hetim për vrasje dhe ka bërë tre arrestime pas dhunimit që ju bë 

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com