Ministri i Drejtësisë flet për vrasjet e pasluftës

In Kosova, Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga prokurorët dhe gjykatësit kosovarë që nëse nuk kanë guxim të kryejnë punën siç duhet, të lirojnë vendet e tyre të punës.

Tahiri për televizioni publik ka thënë se nuk do të lejojnë që rastet si ato të ditës së djeshme të mos trajtohen me seriozitet të lartë dhe të marrin epilog.

Duke komentuar deklarimet e disa personave që gjoja e dinë se kush ka bërë vrasje me motive politike, e ka quajtur të rëndë dhe të maltretueshme për opinionin publik.

Ai ka thënë nuk ka mundur të mos i telefonojë kryeprokurorit, pasi që sipas tij, ato deklarime nuk duhet të mbesin pa u trajtuar seriozisht.

Ministri i drejtësisë, ka thënë se është duke përgatitur një kërkesë për organin e akuzës që pretendimeve të deklaruara të dy personave të ditës së djeshme në medie, t’u jepet një përgjigje.

“Nuk mund të lejojmë terrorizim të qytetarëve me deklarime të tilla. Nuk duhet të lejohet as neglizhenca e kujtdo qoftë, por ato deklarime duhet marrin një epilog sa më parë”, ka thënë Tahiri. Ai deklaroi se nëse s’ka guxim për të marr veprime konkrete duhet larguar nga pozitat.

“Nëse ne si qeveri dhe institucionet ligjzbatuese nuk kemi guxim të ndërmarrim veprime, atëherë fundi i këtij viti nuk duhet të na gjejë në këto karrige”, deklaroi Tahiri, i cili tha se është shumë i interesuar që të zbardhen vrasjet e pasluftës, duke u shprehur i gatshëm që nëse është nevoja të bëhen edhe ndryshime ligjore që ky proces të përfundoj.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com