Ministri Gashi: Stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm në maj

In Futboll, Sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga kryetari, Fadil Vokrri, ku ka parë kushtet dhe hapësirat ku punon FFK-ja.

Ministri Gashi dhe kryetari Vokrri biseduan për zhvillimet në futbollin e Kosovës, për objektin në të cilin është i vendosur federata dhe për mundësinë që pronësia e objektit të kalojë nën menaxhimin e federatës. Ata po ashtu diskutuan për infrastrukturën sportive dhe investimet e shumta që po bënë MKRS-ja për të krijuar kushte të volitshme për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë për media të MKRS-së.

Ministri tha se në fund të prillit ose në fillimi të muajit maj, stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Ministri Gashi u shpreh se do të angazhohet për finalizimin e procedurës së kalimit të objektit në pronësi të FFK-së. “Bashkërisht jemi pajtuar që ta procedojmë në një mbledhje të Qeverisë në mënyrë që ky objekt të largohet nga procesi i privatizimit në të ardhmen dhe i njëjti të kthehet për shfrytëzim nga Federata e Futbollit të Kosovës”, tha ministri.

Ministri Gashi nënvizoi se do të arrihen marrëveshje tri palëshe mes MKRS-së, FFK-së dhe Komunave për investime në infrastrukturën sportive, në fusha ndihmëse, me qëllim që klubet tona të futbollit të kenë hapësirat e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e tyre dhe futbolli të avancohet në përgjithësi.

“Ne për vitin 2018 kemi planifikuar si ministri ta kemi edhe një ligj të veçantë që quhet Ligji për menaxhim të objekteve sportive dhe besoj që kjo i paraprin këtij komunikimi që po e bëjmë me Federatën, me Komunat dhe me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces”, tha ministri.

Ndër të tjera, ministri Gashi dhe kryetari Vokrri diskutuan në veçanti edhe për ecuritë e procedurave rreth ndërtimit të Stadiumit Nacional dhe fazën e diskutimeve me partnerët hungarezë të cilët do të ndihmojnë përmes një kredie të butë për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm jo vetëm për futbollin por edhe për interesin e vendit tonë.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe bashkëpjesëmarrjen dy palëshe në projekte të natyrave të ndryshme të cilat kanë një rëndësi të veçantë për avancimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.

You may also read!

Humbet Atletico Madrid, Barcelona një fitore larg titullit

Atletico Madrid ka humbur sot në Real Sociadad duke ja rregulluar Barcelonës rrugën që ata qysh në ndeshjen e

Read More...

Tahiri: Vetëvendosje angazhohet për rrënimin e shtetit

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka hedhur akuza të forta në drejtim të lëvizjes Vetëvendosje. Në televizionin publik, Tahiri

Read More...

Vjen reagimi i parë nga BE, pas sharjeve dhe përdhosjes së flamurit kroat nga Shesheli

Komisioni Evropian kritikoi të enjten një incident në Serbi, në të cilin ligjvënësi ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, ka përdhosur

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com