Ministri gjerman Gabriel sjell në Prishtinë porositë e Merkelit për Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale

In Kosova, Lajme

​Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka thënë sot në Prishtinë se Gjermania është krenare me arritjet e deritashme të Kosovës, dhe se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të ardhmen.

Në një konferencë të përbashkët për media, me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i qeverisë së Angela Merkelit ka përshëndetur, siç ka thënë ai, vullnetin e Kosovës për të zgjidhur çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

 

“Gjermania është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën… dhe është krenare me të gjitha të arriturat e deritanishme”, ka thënë Gabriel, teksa ka uruar Haradinajn dhe popullin kosovar për 10-vjetorin e Pavarësisë.

 

“Ne e dimë që sfidat janë edhe më tej të mëdha”, ka deklaruar kryediplomati gjerman në Prishtinë.

 

“Gjermania dëshiron të mbetet edhe në të ardhmen një partner i qëndrueshëm, jo vetëm në sferën politike, por edhe ekonomike”, është shprehur ai.

 

“Shpresojmë që Kosova ta arrijë një stabilitet ekonomik dhe politik, sepse qytetarët e kanë merituar këtë”, ka thënë Gabriel.

 

“Duhet të zgjidhen sfidat, si zbatimi i ligjit, zbatimi i reformave, po ashtu edhe çështja e gjyqësorit të pavarur”, ka nënvizuar ministri i Jashtëm gjerman.

 

Gabriel ka thënë se Gjermania do të angazhohet që Kosova edhe më tej të përgatitet për, siç ka thënë ai, çështje jo të këndshme. “Një nga to janë edhe Dhomat e Specializuara, të cilat do të trajtojnë krimet e mundshme të luftës”, ka theksuar ai.

 

“Unë jam i lumtur që kam dëgjuar që ka vullnet për t’u zgjidhur edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi. E mbështesim këtë, sepse është në të mirë të qytetareve të Kosovës, në mënyrë që ky kriter të plotësohet dhe të ketë liberalizim vizash”, është shprehur Gabriel.

 

Kryediplomati gjerman ka folur edhe për qëndrimin e tij në Beograd sot.

 

“Ne, sot edhe në Beograd e kemi theksuar se për ne, natyrisht në qoftë se Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE’së, duhet të plotësojë kriteret e shtetit ligjor, dhe natyrisht edhe të pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gabriel.

 

“Ky është një parakusht për rrugën e tyre në BE, dhe për këtë mund të llogaritni në mbështetjen tonë”, ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman.

 

You may also read!

Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Gironën, në ‘Camp Nou’. Skuadra

Read More...

Sheshel: Po të mos akuzohesha nga Haga do të mendoja se s’kam luftuar mjaftueshëm

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka kujtuar kohën kur është thirrur nga Tribunali i Hagës. Ai ka

Read More...

Angli, rrihet barbarisht nga 3 persona, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar Jozef Boci

Policia në Angli ka nisur një hetim për vrasje dhe ka bërë tre arrestime pas dhunimit që ju bë 

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com