Ministri Tahiri prezanton para Komisionit për Legjislacion Projekt-Kodin e ri Penal

In Kosova, Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka prezantuar Projekt-Kodin e ri Penal të Republikës së Kosovës para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Ky Projekt-Kod i Ri Penal është një prej akteve legjislative më të rëndësishme të hartuara nga Ministria e Drejtësisë, i cili ka kaluar nëpër një proces jashtëzakonisht transparent, profesional dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë Tahiri, njofton Klan Kosova.

“Ky akt legjislativ paraqet draftin e konsoliduar dhe progresiv, që në njërën anë adreson zgjidhjen e shumë problemeve konkrete me të cilat përballet shoqëria jonë siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndërsa në anën tjetër, shënon një progres të lartë në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Prandaj, si ministër i Drejtësisë, shpresoj në mbështetjen dhe konstruktivitetin e anëtarëve të Kuvendit që të përkrahin këtë akt legjislativ, i cili përveç se do përmbushë kërkesat e Bashkimit Evropian për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative si dhe nevojat e institucioneve të zbatimit të ligjit për parime të qarta dhe siguri juridike për qytetarët tanë, reflektohet drejtpërdrejtë edhe në procesin e liberalizimin të vizave”.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com