As ndarje, as shkëmbim të territoreve me Serbinë

In Kosova, Lajme

Opozita kosovare po e kundërshton fuqishëm çdo iniciativë të mundshme për ndarje të Kosovës apo për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Ditë më parë më medie u raportua se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni Ali Ahmeti kanë biseduar në Tiranë për ndarjen e Kosovës, përkatësisht për vizatimin e kufijve në Ballkan, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por vetë Thaçi gjatë takimit që ka zhvilluar të hënën me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, e ka cilësuar si shqetësues dhe të dëmshëm debatin rreth idesë për ndarjen e Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës në vend vlerësojnë se me Serbinë as që duhet të diskutohen temat e tilla dhe se me këtë të fundit duhet të diskutohet vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në anën tjetër deputeti i Parlamentit të Serbisë, Millovan Drecun, ka deklaruar se “Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke u përpjekur që ‘nën tavolinë’ të ofrojë bisedime për mundësinë e shkëmbimeve të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ndërkaq, analistë të çështjeve politike në vend po konsiderojnë se debati për shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë bëhet nga ata që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe se po luhet një “lojë me zjarr”, e cila mund të shkaktojë trazira.

Lojërat me kufij në Ballkan, të rrezikshme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë për “DW”-në kishte thënë se deklaratat për ndarje territoriale të politikanëve serbë nuk janë serioze dhe lojëra të tilla janë të rrezikshme.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com