Ndikimi rus në Shqipëri, Pentagoni: Rreziku ju vjen edhe nga…jugu

In op/ed

Nga Xhildinho Ozuni

Qeveria shqiptare ka kërkuar prezencë ushtarake në Tiranë, e shqetësuar nga “rreziku rus”. Kërkesa ka ardhur nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka takuar kreun e Pentagonit gjeneralin Jim Mattis, në një vizitë zyrtare në SHBA.

Buxheti ‘qesharak’ i FA-së nuk arrin të mbulojë as rrogat e ushatarakëve, jo më të modernizojë me armatime të reja ushtrinë dhe kjo vjen në një kohë kur tensionet në Ballkan, sa vijnë e më të nxehta bëhen. Kjo ka bërë që qeveria shqiptare të kërkojë nga SHBA, instalimin e një baze NATO në Shqipëri.

Kërkesa drejtuar gjeneralit Mattis nuk ka gjetur ‘ngrohje’, pasi instalimi i një baze ushtarake kërkon një financim miliona dollarësh por duke parë rritjen e influencës ruse në Ballkan, SHBA do të duhet ta konsiderojë ngritjen e një baze ushtarake në Shqipëri.

“Shqipëria, përpos ndikimit rus lindor, rrezikohet edhe nga jugu” – ishte shprehur kreu i Pentagonit. Pa specifikuar se kush është ky rrezik nga jugu.

(Greqia) Tashmë është e qartë, Shqipëria rrezikohet edhe nga aleati i fshehtë i Rusisë, Greqia, e cila me çdo mënyrë po përpiqet të realizojë “Autonominë e Jugut të Shqipërisë”, projekt ky që po merr jetë dalëngadalë.

Tashmë, Greqia, me urdhër të Rusisë ka braktisur në heshtje bisedimet me Shqipërinë, ku pas kësaj pritet përkeqësimi i marrëdhënieve dhe mbetja pezull e ligjit të luftës. Shteti grek i gëzohet faktit, se agjentura e saj e shtrirë në Shqipëri ka bërë bashkë mjaft figura të njohura shqiptare mes tyre analistë, gazetarë e politikanë shqiptarë dhe SHBA e di këtë.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com