Negociata me Greqinë për çështjen çame, reagon Demokracia e Re: Çështje inekzistente!

In Lajme, Rajoni

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e Re, ka reaguar ndaj deklaratave që ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati bëri gjatë emisionit “Tonight Ilva Tare”, në TV Ora News.Si gjithmonë në raste të ngjashme reagimi nënshkruhet nga shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputeti Jorgos Kumutsakos.

“Ministri i jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s’janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati?”, nënvizon që në hyrje të deklaratës për shtyp deputeti konservator grek.

“Theksojmë se, deri me ardhjen e qeverisë së SYRIZA-s dhe ANEL (Grekët e Pavarur), qëndrim konstant i vendit tonë ishte se problemi çam është një çështje inekzistente, që nuk mund të përbëjë objekt diskutimi në axhendën e marrëdhënieve greko-shqiptare”, vazhdon Kumutsakos.

Dhe shton:

“Gjithashtu, nga deklaratat e ministrit të jashtëm, rezulton se problemet lidhur me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, shqyrtohen të ndërlidhura dhe të ndërvarura me të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”, vëren Kumutsakos.

Në kohën që Demokracia e Re po insiston prej muajsh që ministri i jashtëm grek të informojë parlamentin mbi ecurinë e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, deputeti konservator e akuzon qeverinë se ushtron diplomaci të fshehtë.

Deri kur forcat politike dhe qytetarët grekë do të informohen nga zyrtarët dhe mediat e vendeve të tjera se çfarë diskuton dhe bën ministria e jashtme greke, drejton pyetjen retorike shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, në deklaratën e publikuar të mërkurën në mbremje.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com