Një popull i tërë me sytë nga Salah…

In Futboll, Sport

Mohamed Salah mbërriti të martën në Valencia për të nisur nga aty fazën e riaftësimit nga dëmtimi i pësuar në finalen e Champions League për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botërorë.

Salah do të jetë gjatë gjithë kohës nën vëmendjen e fizioterapistit të Liverpool, Ruben Pons, njeriu te i cili mbajnë shpresat një popull i tërë për të parë Momo në Rusi 2018.

Vlerësimi i kohës së rikuperimit aktualisht 3 deri në 4 javë. Fatmirësisht, sulmuesi nuk ka pësuar thyerje, as zhvendosje të shpatullës. Lëndimi i Salah është më pak serioz se sa pritej.

“Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin. Nuk është koha të ndjehemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale”, tha fizioterapisti.

Ndeshja e parë e Egjiptit në Botëror do të jetë më 15 qershor ndaj Uruguait, më pas do të jetë në fushën e lojës më 19 ndaj Rusisë dhe më 25 qershor ndaj Arabisë Saudite.

Aktualisht, mendohet se Salah mund të jetë në Rusi për takimin e dytë të Egjiptit, por në dy javë gjërat mund të ndryshojnë…

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com