Njihuni me balerinën shqiptare që ka 317 palë këpucë

In Jetë/Stil

Të kesh 317 palë këpucë dhe të kërkosh të koleksionosh të tjera.

Ky është hobi i Isida Mollaymerit, balerinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, e cila ka nisur të koleksionojë këpucë që në kohën e gjimnazit.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Isida rrëfen se në koleksionin e saj ka këpucë të ndryshme me taka, të sheshta apo edhe atlete: “Jam e fiksuar pas këpucëve. Për herë të parë “fiksimi” im ka nisur në gjimnaz.

Sa herë shkoja në dyqane gjëja e parë që blija ishin këpucët. Jam kritikuar nga shoqet për këtë hobi që kam, por sërish kam vijuar. Në koleksionin tim nuk ka vetëm këpucë me taka, por edhe atlete. Nuk është se jam e fiksuar pas këpucëve firmë, mjafton të jenë të rehatshme”.

Megjithatë ky “hobi” i balerinës ka marrë edhe kritika nga familjarët e saj, për shkak të hapësirës së madhe që ato zënë në shtëpi: “Kam 317 palë këpucë dhe të gjithë korridorin e shtëpisë e kam “zaptuar”. Mundohem që secilën palë ta kombinoj me veshjet e mia. Në koleksionin tim kam edhe këpucë të cilat u ka kaluar moda, por sërish i mbaj. Në koleksionin tim ka edhe këpucë, pas së cilave jam shumë e afeksionuar pasi më kujtojnë momente të rëndësishme të jetës sime. Kritikohem shpesh nga familjarët e mi, por unë sërish nuk heq dorë nga ky hobi që kam për të koleksionuar këpucë”- përfundoi balerina.

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com