Nuk janë Amerika as Rusia, ky është vendi që nuk mund të pushtohet nga asnjë ushtri

In Jetë/Stil

E rrethuar nga varg malet, Zvicra është ndihmuar nga kjo gjë për vjet që të mbajë larg pushtuesit. Në planin mbrojtës të miratuar që në shekullin e 19’të, vendi përdor alpet si mënyrë për t’i bllokuar rrugën çdo ndërhyrjeje nga jashtë.
Plani përfshinte fortifikimin e rajonit alpin dhe ky plan vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore pasi kërcënimi nga një pushtim i mundshëm nga sovjetikët ishte shumë i lartë.

Ushtria zvicerane rrethoi me tel të gjithë infrastrukturën në male, si rrugë dhe ura, në mënyrë që t’i hidhte në erë në çdo rast që do të kishte tentativë për pushim.

Në këtë mënyrë forcat pushtuese do të humbnin kohë dhe energji për të gjetur mënyrë për të hyrë në territorin e Zvicrës.

Përveç kësaj, shumë tunele, bunkerë dhe fortesa u ndërtuan brenda maleve, të cilat janë në gjendje të mbajnë brenda një divizion të tërë ushtarak. Kjo është bërë pasi pozicioni i mundëson ushtrisë të jetë shumë efektive në luftën ndaj forcave pushtuese.

Zvicra ka 150 mijë ushtarë aktivë, ndërsa nëse vendi pushtohet thuajse katër milionë qytetarë janë në gatishmëri për shërbim ushtarak, ndërsa tre milionë të tjerë të janë të gatshëm për shërbim gjithashtu. Në parim, të gjithë qytetarët janë të gatshëm për të luftuar kundër pushtuesi.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com