OKB kalon rezolutën për Sirinë, “30 ditë kohë për ndihmat”

In Bota, Lajme

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi unanimisht rezolutën që ka përcaktuar një afat kohor prej 30 ditësh për të ndihmuar njerëzit e ngecur në grackën e konfliktit në Siri.

Moska kërkoi ndryshime në draftin që bën thirrje për një armëpushim 30-ditor, në mënyrë që t’u jepet mundësi ndihmave mjekësore dhe evakuimeve të civilëve.

Disa prej diplomatëve të Perëndimit akuzojnë Rusinë se me këtë lëvizje po përpiqet të fitojë kohë.

Diplomatët e Perëndimit akuzojnë Rusinë, aleatin kyç të Sirisë, se po përpiqet të fitojë kohë. Franca tha se dështimi për të vepruar shpejt mund të përcaktojë fundin e vet Kombeve të Bashkuara.

Raportohet se brenda kësaj jave 462 persona kanë humbur jetën në enklavën rebele të Ghoutës Lindore.

Duke folur për situatën, presidenti amerikan Donald Trump drejtoi gishtin e fajit vetëm te Siria dhe aleatët kyç të saj, Rusia dhe Irani, për krizën humanitare.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com