Pajtimi i Ballkanit është kushti kryesor i anëtarësimit në BE

In Lajme, Rajoni

Pajtimi nuk është pjesë e procesit negociator me Bashkimin Europian, por është parakusht për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE. Kështu vlerësuan sot përfaqësuesit e Komisionit rajonal për verifikimin e fakteve mbi krimet e luftës (REKOM), raportojnë mediat serbe.

Natasha Kandiq deklaroi se liderët e të gjitha shteteve të ish-Jugosllavisë do të duhej që në Korrik, në Londër, në samitin për Ballkanin Perëndimor të obligohen që të mbështesin themelimin e REKOM-it

Përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës, si dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhanë premtime politike se janë të gatshëm të nisin procedurën për themelimin e REKOM-it, citohet të ketë thënë Natassha Kandiq.

Duke konstatuar se BE konsideron se ballafaqimi me të kaluarën “na përket neve”, Natasha Kandiq tha se në Bruksel mendojnë se “pajtimi është masë e pjekurisë politike të liderëve të vendeve pas Jugosllavisë”, transmeton Koha.net.

Në Be themelimin e REKOM-it e kanë përcaktuar si masë përparimi në procesin e pajtimit, diçka për të cilën janë të përkushtuar liderët e rajonit, shtoi ajo.

Ana Rudan tha se është ndërmarrë iniciativa që në kuadër të Samitit të Londrës të nënshkruhet deklarata politike që nënshkruesit e saj do t’i obligonte që në vitin 2020 të themelojnë REKOM-in.

Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova do të duhej të nënshkruanin atë deklaratë, me kusht që asaj t’i bashkohen deri më 2019 Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, deklaroi Ana Rudan.

Vesna Tersheliq tha se REKOM do të mund të krijonte mundësinë që dëshmitarët e mbijetuar të krimeve të tregojnë çfarë ka ndodhur në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, se “në çfarë rrethanash kanë pësuar dhe janë zhdukur më të afërmit e tyre”.

Porse, REKOM nuk ka mbështetje të mjaftueshme politike, ka vlerësuar Vesna Tersheliq.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com