Panairi i punës, ofrohen mbi katër mijë vende pune

In Ekonomi

Mbi katër mijë vende të punës po ofrohen nga 150 kompani private në Panairin e Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ-i gjerman dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Megjithatë, edhe interesimi i punëkërkuesve në këtë panair është mjaft i lartë, kryesisht prej moshës së re, të cilët shpresojnë që të gjejnë vende të punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica gjatë hapjes së panairit tha se ngjarja e sotme ka të bëjë me rritjen e punësimit dhe aftësimit profesional.

“Ky panair ka karakter promovimin e vendeve të punës dhe përçojnë një imazh të mirë për investitorë të huaj”, ka thënë Reqica.

Njëkohësisht është hapur edhe edicioni i tetë i Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Rektori i UP “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i cili bëri hapjen zyrtare të panairit të karrierës, tha se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe pa UP-në është vështirë që të ndodhë ai ndryshim.

Misioni i UP, ai tha se është për mësimdhënie, në mësimnxënie dhe kërkime shkencore.

Sipas tij, UP është një institucion i cili i bënë të fortë edhe bizneset me studentë të kualifikuar.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com