Panxha: Supermarketet tona më shumë i ofrojnë kushte produkteve të Serbisë, sesa produkteve vendore

In Ekonomi

Në një intervistë të dhënë në një emision, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka thënë se gjendja e bizneseve në Kosovë nuk është ajo që është dashur të jetë.

“Gjendja e bizneseve nuk është për tu marrë shembull në rajon, për faktin që 2017-ta ka qenë  një vit i vështirë për biznese. Kemi pas dy raunde të votimit, dhe vëmendja ka qenë vetëm në procesin zgjedhor dhe jo në zbatimin e politikave”, ka thënë Panxha.

Kërkesat e këtij Klubi, sipas Astrit Panxhës janë që të rregullohet tregtia e brendshme në Kosovë.

“Kërkesa e Prodhuesve është të rregullohet tregtia e brendshme, sepse shpesh flasim për eksportin, dhe ne kemi ende problem me plasimin e produkteve brenda Kosovës. Prodhuesit çdo euro që e ftojnë nga eksporti duhet të shpenzojnë për të mbuluar shpenzimet nga demet qe u bënë Energjia Elektrike”, ka shtuar Panxha.

Tutje ai ka thënë se sipas gjetjeve të realizuara nga një studim, ka dal që 90% e produkteve në Kosovë janë të importuara dhe vetëm 10 % e tyre janë nga Kosova.

“Klubi i Prodhuesve bashke me PPS ka realizuar një studim i cili ka rezultuar se 90% të produkteve në Kosovë janë të importuara, dhe vetëm 10 % janë produkte vendore”, ka shtuar Panxha.

Lidhur me cilësinë e produkteve, Panxha ka thënë se në Kosovë ka produkte që kanë cilësi, megjithëse prapë ka produkte vendore që janë më kualitative por këtë e përcakton xhepi i konsumatorit. Pavarësisht kësaj këto produkte nuk gjejnë kushte të mira nëpër Supermarketet tona, dhe shpesh produkteve të Serbisë i ofrohen kushte shumë më të mira së sa produkteve vendore.

“Produktet vendore kanë cilësi, dhe vetëm për faktin që janë në treg të Kosovës ato tregojnë se kanë kaluar të gjitha testet që plotësojnë standardët. Megjithatë Supermarket nuk po japin mundësi prodhuesve, dhe kushtet që i kanë ofruar ata prodhuesve janë shumë të vështira.  Supermarketet tona aplikojnë politika të tilla, që prodhuesit vendor nuk i bëjnë ballë kushteve që ofrojnë. Këto supermarket më shumë i ofrojnë kushte të favorshme produkteve të Serbisë se sa prodhuesve vendor”, ka përfunduar Panxha.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com