Pas 10 ditësh procedohet Draftligji për Ushtrinë

In Kosova, Lajme

Për shkak se Lista Serbe nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, Qeveria e Kosovës është duke e menduar formimin e ushtrisë vetëm përmes ndryshimit të ligjeve. Ministria e FSK-së zotohet se më 30 prill do ta dërgojë në Qeveri Draftligjin për Ushtrinë, shkruan sot Gazeta “Zëri

Ndonëse kanë kaluar thuajse pesë vjet që nga fillimi i diskutimit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, ende nuk dihet se cili do të jetë epilogu i këtij procesi.

Kjo pasi Lista Serbe nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës për këtë transformim.

Por opsion tjetër për formimin e ushtrisë mbetet ai përmes ndryshimit të ligjeve, shkruan më tutje “Zëri”.

Kryeministri Ramush Haradinaj para pak ditësh ka deklaruar se Lista Serbe kur ka hyrë në koalicion nuk i ka premtuar votë për ushtrinë dhe se mënyra e vetme për formimin e ushtrisë është përmes ndryshimeve ligjore.

“Lista Serbe me formimin e Qeverisë votën e tyre për ushtrinë nuk e kanë premtuar. Nuk është pjesë e marrëveshjes sonë kjo çështje. Më duhen edhe 6-7 muaj që t’i rregulloj raportet me Listën Serbe dhe ushtria nuk ka aq kohë. Te vetmin opsion e shoh ligjin e Kosovës për formimin e ushtrisë”, ka thënë ai.

Mirëpo ky opsion vlerësohet si vështirë i mundshëm nga anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata thonë se ushtria s’do të mundë të bëhet pa koordinim me ndërkombëtarët.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com