Pasojat speciale nëse shfuqizohet Specialja

In Kosova, Lajme

Lidershipi i Kosovës e ka çuar flamurin e bardhë përballë Gjykatës Speciale. Gjatë javës ka hequr dorë nga iniciativa për ta pezulluar këtë gjykatë, por vetëm kur Perëndimi dha prova ndëshkimi kundër sponsoruesve të kësaj mësymjeje.

 

Kryeparlamentari Kadri Veseli, që është kryetar i partisë kryesore në pushtet, tha të jetë e pamundur të shfuqizohet Ligji për Specialen. Pak para se të publikohej ky qëndrim, Ambasada Amerikane refuzoi ta pajiste me vizë kryeministrin Ramush Haradinaj, duke ia pamundësuar kështu pjesëmarrjen në një ceremoni në shtetin Ioëa, shkruan sot Koha Ditore.

 

Ndërkaq vendet e QUINT-it shprehën pritjen që “të gjitha shtetet të ndjekin penalisht, ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë”.

 

Specialja formalisht është pjesë e sistemit kosovar të drejtësisë, por është e vendosur në Hagë të Holandës dhe është e përbërë vetëm nga gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë. Ajo e ka në juridiksion të trajtojë krimet e luftës që pretendohet t’i kenë kryer pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, funksione me peshë në të cilën kishin tre liderët e tashëm shtetërorë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli e kryeministri Ramush Haradinaj. Në raportin e senatorit Dick Marty, mbi bazën e të cilit është themeluar Specialja, Thaçi e Veseli përmenden si përgjegjës për disa nga krimet…

You may also read!

Manchester City marshon drejt titullit kampion, mposht Newcastlen (Video)

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në

Read More...

Deputeti i parlamentit serb nga Zubin Potoku: “Zoti i Veriut” është Milos Radojiciq, rrahu midis qytetit Goran Rakicin

Deputeti i pavarur në Parlamentin serb nga Zubin Potoku, Slavisa Ristic pohoi se Milos Radojicic është “Zot i veriut”.

Read More...

“Ymeri do jetë kryetar i Partisë Socialdemokrate, Ahmeti kandidati i saj për kryeministër”

Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi, e ka bërë një analizë mbi zhvillimet e fundit në Vetëvendosje dhe ndarjen e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com