Përfitimet e çajit të xhenxhefilit dhe si ta përgatisni atë

In Shendeti

Xhenxhefili është një super ushqim me aromë dhe shije specifike. Kjo erëzë përmban antioksidantë, vitamina, minerale dhe vajra esencialë që ndihmojnë trupin dhe mendjen. Xhenxhefili po ashtu ka efekte anti-virusale, anti-bakteriale dhe anti-parazitore.

Një nga mënyrat më të mira për të konsumuar xhenxhefilin është të përdoret si çaj, pasi kështu ofron shumë benefite shëndetësore.

Disa përfitime të çajit të xhenxhefilit:

Forcon sistemin imunitar

Ndihmon tejkalimin më të lehtë të ftohjeve dhe gripeve

Qetëson stomakun

Redukton stresin

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Qetëson dhimbjet e muskujve

Freskon erën e gojës

Ndihmon në humbjen e peshës

Ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzhaimerit

Por si ta përgatisni çajin e xhenxhefilit?

Përbërësit:

1 copë xhenxhefili të freskët (2-3 cm të gjatë)

1 litër ujë

Disa lugë gjelle mjaltë

1 limon

Përgatitja:

Qërojeni xhenxhefilin dhe prejeni në feta të holla. Vendosini fetat e xhenxhefilit në një tenxhere dhe mbusheni me ujë. Ziejeni xhenxhefilin për të paktën 15-20 minuta në temperaturë të ulët.

Më pas, largojeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të qëndrojë kështu për 5 minuta. Kullojeni lëngun e xhenxhefilit të cilin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë dhe limon (sipas dëshirës).

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com