Policia e Kosovës reagon pas lajmeve për praninë e njësive serbe në veri

In Kosova, Lajme

Në media u raportua se persona të maskuar me uniforma dhe emblema të ushtrisë serbe, të armatosur me armë të rënda, janë duke vepruar në territorin e Kosovës në pjesën veriore, në malet e Leposaviqit.

E praninë e tyre në atë teren e kishte konfirmuar edhe vetë KFOR-i, i cili kishte thënë se, cili do që të jetë aktiviteti i tyre është nën përgjegjësinë e autoriteteve të sigurisë vendore që të vëzhgojnë dhe të sigurohen se nuk po rrezikohet siguria e vendit.

Për këtë ka reaguar Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë veri.

Policia e Kosovës ka sqaruar se “Airsoft Club Vukovi” është organizatë joqeveritare, e pavarur, jo fitimprurëse, e cila sipas statutit të saj, i përket shoqërisë sportive dhe duhet të promovojë kryesisht disciplinë sportive. Ishte formuar bazuar në ligjin për lirinë e bashkëpunimit mes OJQ-ve, në kuadër të ligjit 04/L-57.

“Nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicë veri, sot me 12.01.2018, është zhvilluar bisedë me të apostrofuarin Momcilo Arlov, i cili ka deklaruar se bëhet fjalë për fotografi të vjetra, ndërsa shumica e fotografive të paraqitura janë nxjerrë nga interneti, e gjithashtu ka deklaruar se klubi “Air Soft Vukovi”, nuk ka patur asnjë aktivitet që nga gushti i vitit 2016”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Policisë

Policia rajonale e Mitrovicës, ka siguruar se, ky institucion me përkushtimin më të lartë në shërbim të të gjithë qytetarëve, do të vazhdojë të ushtroj aktivitetet e saja në kuadër të autorizimeve ligjore, për të parandaluar çdo formë të aktiviteteve kriminale të çfarëdo lloji qofshin ato.

“Gjithashtu, vlen të potencohet se në funksion të garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit, Policia e Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me mekanizmat tjerë relevant si ata vendor dhe ndërkombëtar,  me theks të veçantë KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Për qëllime të sqarimit dhe informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit dhe mediave lidhur me informatat e plasuara sot në portalin Indeksonline nën titullin “KFOR-i konfirmon  praninë e njësive serbe të armatosura në veri”, sqarojme se: “Airsoft Club Vukovi” është organizatë joqeveritare, e pavarur, jo fitimprurëse, e cila sipas statutit të saj, i përket shoqërisë sportive dhe duhet të promovojë kryesisht disciplinë sportive. Ishte formuar bazuar në ligjin për lirinë e bashkëpunimit mes OJQ-ve, në kuadër të ligjit 04/L-57.

Organizata në fjalë, “AirSoft Club Vukovi” Mitrovicë veri, e cila udhëhiqej nga Momcilo Arlov, është suspenduar/ngrirë së funksionuari me vetë kërkesën e udhëheqësit të kësaj OJQ-je, në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse, menjëherë pas aktiveteve të fundit të cilat i patën ndërmarrë në muajin gusht të vitit 2016, dhe që nga ajo ditë, asnjë aktivitet i llojit të njëjtë nuk është regjistruar në asnjë nga komunat më veriore të Republikës së Kosovës.

Nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicë veri, sot me 12.01.2018, është zhvilluar bisedë me të apostrofuarin Momcilo Arlov, i cili ka deklaruar se bëhet fjalë për fotografi të vjetra, ndërsa shumica e fotografive të paraqitura janë nxjerrë nga interneti, e gjithashtu ka deklaruar se klubi “Air Soft Vukovi”, nuk ka patur asnjë aktivitet që nga gushti i vitit 2016.

Policia e Kosovës, gjatë vitit 2016, patë ndërmarrë një fushë të gjerë të hetimeve për të siguruar të gjitha informatat lidhur me funksionimin e kësaj OJQ-je, ndërsa ka intervistuar dhe kontrolluar të gjitha pajisjet replika të armëve, duke siguruar se asnjë nga to nuk kanë qenë armë zjarri.

Për më tepër, njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë veri, në baza ditore kanë dhe janë duke vepruar me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të ndryshme kriminale përfshirë zonat urbane dhe ato rurale, dhe gjatë aktiviteteve të tilla policore në zonat rurale, nuk është regjistruar asnjë nga informatat e mundshme nga banorët e këtyre zonave për aktivitete të ngjashme.

Marrë parasysh se informata të këtilla të pakonfirmuara, mund të ndikojnë në ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve, ju sigurojmë se Policia e Kosovës, me përkushtimin më të lartë në shërbim të të gjithë qytetarëve, do të vazhdojë të ushtroj aktivitetet e saja në kuadër të autorizimeve ligjore, për të parandaluar çdo formë të aktiviteteve kriminale të çfarëdo lloji qofshin ato.

Gjithashtu, vlen të potencohet se në funksion të garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit, Policia e Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me mekanizmat tjerë relevant si ata vendor dhe ndërkombëtar,  me theks të veçantë KFOR-in.

Me respekt Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë veri

Sponsored by Revcontent
15 Worst Tourist Photos Ever Captured On Camera
Eddie Murphy’s House Is So Secured That Alcatraz Looks Like A Paradise
Bill Gate Lost It After This Kid’s Net Worth Broke the Internet
25 Gorgeous Celebs Who Aged Horribly
Si e përmirësova shikimin tim për dy javë
She Broke the Internet with One Photo. Now She’s Unrecognizable
Zbulimi i ri Mjekët’: Thuaj ‘Lamtumirë’ Rrudhosjes dhe plakjes së lëkurës!
He is a Kid But Worth Billions of Dollars. Here is the Source of His Wealth
23 People with the Most Striking Eyes in the World

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com