Politikani Jovanoviq: Mos t’i gënjejmë më serbët për Kosovën

In Lajme, Rajoni

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike Çedomir Jovanoviq konsideron se është në interes publik që të gjithë, sidomos presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mos e gënjejnë më popullin për Kosovën.

Kështu i ka deklaruar gazetës “Danas” të Beogradit ky politikan serb, transmeton Koha.net. Siç citohet, ai ka thënë se Vuçiq do të duhej që t’i kundërvihet qartë Kishës dhe të gjithë atyre të cilët po na ushqejnë me mite dhe fantazi.

“Interesi publik na obligon, të gjithë neve, sidomos Vuçiqin, të lëmë manirin e dekadës të gënjimit të popullit, si dhe t’i kundërvihet qartë Kishës dhe të gjithë atyre të cilët strehohen nëpër skutat e tyre dhe në shekullin e 21-të sërish na ushqejnë me fantazi, mite e legjenda”, është shprehur ai për “Danasin”.

Jovanoviq konsideron se Kishës nuk po i intereson të kërkojë faljen e mëkateve të cilat me bekimin e saj i kanë bërë kriminelët gjithandej nëpër Kosovë, e as që e intereson se çdo ditë në Serbi do të na shndërrohej në 24 mars nëse ndokush do të zbatonte politikën që ajo e predikon.

Ai po ashtu konsideron se me faktin që Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara vetëm ndryshohen istikamet në të cilat ndodhemi, ndërsa konflikti mbetet

“As shqiptarët e Kosovës nuk do të gjejnë lumturinë me anëtarësimin në OKB, as ne lumturinë tonë mund ta ndërtojmë përmes përpjekjeve që ata t’i pengojmë, e që paraprakisht janë të gjykuara për mossukses”, ka thënë Jovanoviq.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com