Presidenti i Çekisë merr rakinë serbe si dhuratë dhe thotë se Kosova udhëhiqet nga “narko-mafiozët” (Video)

In Lajme, Rajoni

Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zeman tha në Jakartovice në lindje të Republikës Çeke se zyrtarët e Kosovës janë “narko-mafiozë të financuar nga krimet e luftës”.

Një deklaratë e tillë, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, presidenti çek e kishte bërë kur ai kishte marrë një dhuratë nga një prej mbështetësve të tij serb, si “mirënjohje për refuzim të takimit me zyrtarë të Kosovës dhe bllokimin e emërimit të Ambasadorit të Republikës Çeke në Prishtinë”.

“Ma jep. Do të jetë diçka si raki. Unë gjithmonë kam folur për këta përfaqësues (të Kosovës) si narkomafiash që financohen nga krimet e luftës. Kjo mendoj se është e mjaftueshme”, citohet të ketë thënë Zeman si një adhurues i famshëm i pijeve alkoolike.

Siç thuhet më tej, edhe pse vizitat e Zeman në rajone të ndryshme të Republikës Çeke shpeshherë janë shoqëruar me protesta, në një rast të tillë kjo nuk ka ndodhur.

Mediat serbe kanë publikuar edhe videon ku ai thotë një deklaratë të tillë – deklarate e tij është pas minutës së 14-të. /Telegrafi/

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com