Prokurori amerikan caktohet kryeprokuror i ri i Gjykatës Speciale

In Kosova, Lajme

Para largimit të David Schwediman nga pozita e kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Kosovë, një tjetër amerikan është caktuar të udhëheq me këtë institucion.

Kryeprokuror i ri i Gjykatës Speciale, pritet të jetë prokurori amerikan Jack Smith.

Klani merr vesh se Smith ka përvojë edhe nga e kaluara në gjykatat jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer për një kohë edhe në Sudan.

Prokurori amerikan, 48 vjeçar, thuhet të ketë kërkuar rreth një vit kohë për t’u familjarizuar me procedurën dhe lëndët që do të trajtojë Specialja.

Fillimisht mendohej se kryeprokuror do të caktohej Kwai Hong Ip, në mënyrë që ta sigurojë vazhdimësinë dhe ta ruajë ritmin e hetimeve.

Por, kështu nuk ka ndodhur pasi tashmë Jack Smith është caktuar prokuror i ri i Speciales.

You may also read!

Shpërthen Klopp: Ramos, je kanceri i futbollit! (Foto)

“I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata që e duan

Read More...

Rusët nuk i japin vizë se është shqiptare? Era Istrefi rrezikon performancën për hapjen e Botërorit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa do të së bashku me Will Smith

Read More...

Arifi ia rikujton Vuçiqit marrëveshjet që nuk i ka zbatuar

Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka përmendur marrëveshjen për energjinë të

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com