Prokuroria serbe dorëzon raportin e kërkuar nga Prishtina rreth vrasjes së Ivanoviqit

In Kosova, Lajme

Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë, sipas mediumit serb N1, ia ka dorëzuar Ministrisë serbe të Drejtësisë raportin e kërkuar nga Kosova (në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit – plotësim i yni), transmeton Koha.net. Dorëzimi i raportit është bërë në përputhje me Marrëveshjen mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike. Bëhet e ditur se po sipas kësaj kërkese, nesër do të dorëzohen dokumente shtesë.

Bëhet fjalë për të dhënat dhe njoftimet që do t’i përcillen Zyrës së përfaqësuesit special të BE në Prishtinë, i cili do t’ia dorëzojë prokurorisë së atjeshme (të Kosovës – sqarim i yni), shkruan sot “Danas” i Beogradit.

“Të gjitha të dhënat që grumbullohen Ministria e Punëve të Brendshme (bëhet fjalë për MUP-in e Serbisë, sqarim i yni) dhe organet e tjera në vazhdimësi do t’i dërgohen Zyrës së përfaqësuesit special të BE në Prishtinë”, thekson Prokuroria, transmeton Koha.net.
Po ashtu, theksohet se presin që përveç të dhënave që kanë marrë deri tash, do t’u dërgohen edhe të dhënat e tjera të grumbulluara gjatë hetimit të zhvilluar nga Prokuroria në Mitrovicë.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar më herët se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ia ka dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por deri më tash nuk ka arritur asnjë përgjigje.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com