Pse gjejmë ngushëllim te ushqimi kur jemi të mërzitur? Shkenca ka një përgjigje

In Shendeti

Ndodh shpesh që kur jemi të mërzitur të hamë pafund dhe tentojmë të konsumojmë më shumë kalori nga sa duhet. Kur njerëzit mërziten shpesh izolohen dhe miku i vetëm më i mirë te i cili gjejnë ngushëllim është ushqimi, kryesisht ai i pashëndetshëm. Sipas një studimi të publikuar në gazetën American Medical Association, kërkimet kanë gjetur një lidhje mes të qenit i mërzitur dhe ngrënies së çokollatave. Sipas tij, çokollatat përmabjnë përbërës që ndihmojnë në përmirësimin e humorit.

Ushqimet që konumoni gjatë ditës luajnë një rol të madh në shëndetin tuaj mendor. Sipas Harvard Health Publishing, një dietë që përmban fruta, perime, peshk, vaj ulliri, antioksidantë dhe më pak bulmet dhe mish të kuq ul rrezikun e depresionit. Nga ana tjetër dieta e pasur me mish të kuq, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera të pashëndetshme rrit rrezikun e depresionit.

Por çfarë thotë shkenca?

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sheqer dhe yndyrë mund t`ju bëjë të krijoni varësi. Sipas një studimi të publikuar në Nature Neuroscience, konsumimi i ushqimeve të tilla sjell çlirimin e dopaminës dhe serotinës, që menjëherë ju përmirësojnë humorin dhe ju bëjnë të ndiheni mirë shpirtërisht. Prandaj, sa më shumë ushqime të tilla të konsumoni, aq më të varur pas tyre do të bëheni. Kur jeni të mërzitur tentoni të konsumoni sa më shumë ushqime të tilla për t`u ndjerë më mirë. Është si një “kurth” për trurin.

You may also read!

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët…thjesht luajnë në të

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça

Read More...

Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat

Read More...

Çfarë ka ndodhur më 21 Maj, përgjatë historisë?

  Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 21 Maj, ndër vite: 879 – Papa John VIII i jep

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com