‘Pse të marrim emigrantë nga vende të pista’, Trump kritikohet për komentet vulgare

In Bota, Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, po perballet me kritika te shumta, pas komenteve vilgare, qe thuhet se ka bere gjatë një takimi të djeshëm me ligjvënësit për çështjen e imigrantëve.

Mediat e huaja raportojne se deklaratat e papranueshme jane bere teksa duke e refuzuar një marrëveshje të propozuar për imigrantët, Trump ka pyetur përse më tepër njerëz nga Haiti dhe nga vendet që ai i ka quajtur “të pista” (“shithole”) nga Afrika, duhet të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, thuhet në raportet ku citohen personat, që janë informuar për takimin në Zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Trump ka folur derisa dy senatorë i kanë paraqitur detajet e një kompromisi dypartiak, me të cilin do të zgjeroheshin mbrojtjet kundër dëbimit të qindra mijëra imigrantëve të rinj dhe, po ashtu, do të forcoheshin mbrojtjet kufitare.

Trump tha se Stetet e Bashkuara duhet të pranojnë më tepër imigrantë nga vendet, siç është Norvegjia, theksohet në këto raporte, raporton Rel.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah, nuk e ka hedhur poshtë pohimin se presidenti Trump i ka bërë këto komente, të cilat janë kritikuar ashpër nga demokratët dhe republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

“Disa politikanë në Uashington kanë zgjedhur të luftojnë për vendet e jashtme, por presidenti Trump, gjithnjë do të luftoj për popullin amerikan”, tha Shah.

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese, demokrati Steny Hoyer, tha se komentet e Trumpit ishin “raciste dhe të turpshme”.

Anëtarja e Dhomës Përfaqësuese, republikanja Mia Love, vajzë e imigrantëve nga Haiti, tha se sjellja e Trumpit është “e papranueshme nga lideri i vendit tonë” dhe tha se ai duhet të kërkoj falje.

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com