Pse u harrua helmimi i mbi 7 mijë nxënësve shqiptarë nga Serbia në ’90

In Kosova, Lajme

Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte “një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”

 Helmimet në Kosovë me gazra toksike në pranverën e vitit 1990, rezultuan si një doktrinë shfarosëse e përgatitur nga shërbimi sekret serb, ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnja në entet parashkollore.

Në marsin dhe prillin e vitit 1990, më shumë se 7 mijë fëmijë shqiptarë të shkollave të Kosovës kërkuan ndihmën mjekësore nëpër qendrat mjekësore të Kosovës dhe ambulanca të improvizuara me shenja helmimi. Mjekët serbë në disa spitale refuzonin që të pranonin fëmijët e helmuar.

Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte “një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”.

Sinan Rizvanolli, epidemiolog rrëfen për Kohavisionin detaje për këtë ngjarje. Ai edhe sot i ka të dokumentuara problemet që kishin pasur nxënësit e fjalët që kishin folur ata.

Po ashtu në kronikën e saj flet edhe biokimisti Bujar Domi, i cili kujton se si nuk kishin pasur laboratorë përkatës për të vërtetuar se me çfarë ishte bërë helmimi i nxënësve dhe analizat ishin dërguar në Kroaci, Angli e Francë.

Siç shpjegohet në kronikë, shumë prej analizave gjatë rrugës nuk kanë arritur në institucionin që i kishte kontaktuar për shkak se forcat serbe nuk kishin lejuar që ato të vërtetoheshin.

“Në këtë material nuk mungojnë as detajet për simpoziumin e mbajtur në Kroaci, në të cilin ishin mbledhur qindra ekspertë nga shumë vende”, shpjegon gazetarja Ardiana Shala.

“Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore” ishte titulli i simpoziumit të mbajtur më 2 qershor të vitit 1990 në sallën “Drustveni Dom” në Kaptol.

Simpoziumi ishte organizuar si përgjigje ndaj dy raporteve federative, që ishin përpiluar për helmimet në Kosovë.

Në këto dy raporte, nga dy komisionet federative të RSF të Jugosllavisë, që punuan në këtë çështje, thuhej se nuk është zbuluar shkaktari i cili kishte mundur të shkaktonte “fenomenin e helmimeve” në Kosovë, apo më mirë të përdoret termi tjetër zyrtar i tyre “shqetësime shëndetësore”.

B.Salihu

You may also read!

Kushtojuni vëmendje këtyre pasojave të tiroideve

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup

Read More...

Horoskopi ditor, e Premtë 20 Prill 2018

Dashi Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur diskutime në të kaluarën. Edhe ata që janë

Read More...

Raportet Rusi-SHBA: Ministria e Jashtme ruse bën paralajmërimin …

Lidhjet e drejtpërdrejta të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com