Rama mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Komandën e Forcave Ajrore të NATO-s

In Kosova, Lajme

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të komandantit të ushtrisë amerikane për Evropë, gjeneral major Timothy McGuire, mori pjesë në forumin ndërkombëtar të zjarrit luftarak në Komandën e Forcave Ajrore të NATO-s në Gjermani.

Sips një komunikate të FSK-së, në Forumin Ndërkombëtar morën pjesë përfaqësues ushtarakë të më se njëzet vendeve anëtare të NATO-s, ku u diskutua lidhur me trendët e reja në teknologjinë e zjarrit luftarak, ndërveprueshmërinë e zjarrit indirekt në fushat luftarake, si dhe për mësimet e mësuara nga operacionet e tanishme.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar përfaqësuesit e ushtrisë amerikane për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për mundësitë e gjithanshme që po merr nga partnerët strategjikë në të mirë të avancimit dhe zhvillimit profesional të FSK-së.

You may also read!

Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si

Read More...

Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviqin

Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë

Read More...

Vllasi: Oliveri është vrarë nga serbët, por Beogradi do t’ua veshë shqiptarëve

Disa goditje me revole zhurmëmbytëse ishin fatale për Oliver Ivanoviq, liderin e SDP-së, që u vra në mëngjesin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com