Raporti i BERZH: Ballkanit i duhen dekada për të arritur standardin e jetesës së BE

In Ekonomi

Ditët e fundit të muajit shkurt, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim publikoi një raport diagnostikues për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Raporti, ndonëse është munduar që të shmangë tonet pesimiste, vëren se rajonit tonë do t’i duhen dekada për të arritur standardin mesatar të jetesës së Bashkimit Europian.

Raporti sheh si pengesë të zhvillimit ekonomik edhe institucionet e dobëta dhe mjedisin e vështirë për të bërë biznes, pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sfidat më të mëdha që gjashtë vendet e rajonit duhet të fitojnë janë ato në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë. Institucioneve të dobëta u shtohet edhe prania e madhe e shtetit në industri të caktuara, gjë që frenon sektorin privat, kontribuesin kryesor të prodhimit ekonomik, nga arritja e potencialit të plotë të tij”, vëren raporti.

Zv.drejtor i BERZH në Departamentin për Ekonominë dhe Politikat, Peter Sanfey është optimist.

Hulumtimi ynë tregon çështjet që duhet të adresohen, por është gjithashtu e rëndësishme të shihet se këto janë sfida, jo pengesa të pakapërcyeshme. Ato tregojnë nevojën për zbatimin e një programi gjithëpërfshirës dhe të gjerë reformash. Intensifikimi i reformave që kanë për qëllim ndërtimin e ekonomive të qëndrueshme”, thotë ai.

Raporti u bën thirrje vendeve të rajonit që të nxisin një sektor privat dinamik dhe të gjallë, ku shteti duhet të luajë një rol të rëndësishëm duke siguruar sundimin e ligjit, një mjedis të qëndrueshëm makroekonomik dhe rregulla të qarta loje për bizneset.

BERZH ka prezantuar gjithashtu edhe një platformë elektronike rajonale, që do të shërbejë si zyrë “Onë Stop Shop”, për investitorët e interesuar për të investuar në Ballkanin Perëndimor.

Platforma është frut i bashkëpunimit mes Dhomave Kombëtare të Tregtisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të luajë rol të rëndësishëm për nisma që do të eliminojnë barrierat e biznesit dhe krijojnë një harmonizim të rregulloreve, procedurave dhe praktikave për operacione më efikase të biznesit të kompanive.

You may also read!

Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më

Read More...

Trump konfirmon takimin me Kim Jong-un

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më

Read More...

Thirrjet raciste për shqiptarët nga ministri më i rëndësishëm i Italisë

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com