“Reuters”: Bitcoin, njësoj si firmat piramidale në Shqipëri

In Ekonomi

Bitcoin ka qenë çështja me e nxehtë e vitit. Njerëzit finaciarisht të paditur pyesin se çfarë po ndodh me të.

Në flluskat financiare, fundi është shumë pranë kur amatorët fillojnë që të bëhen ekspertë.

Në 1929, kur tregjet e aksioneve u mbivlerësuan, thuajse të gjitha kompanitë ishin fitimprurëse. Në kontrast, ka pak mbështetje për monedhat elektronike si Bitcoin.

Në fakt, në këtë mes ka një histori. Në një kohë të ardhme, monedhat e mbështetura nga qeveria do të dalin nga përdorimi, ndërsa rrjetet kompjuterike do të qëndrojnë stoike. Kështu njërëzit që kërkojnë  të përdorin paratë e pista do të mbështeten mbi këto softuere. Bitcoin edhe monedha të tjera të bazuara në këto teknologji do të vlerësohen tepër, kaq shumë, sa asnjë çmim aktual nuk është aq i lartë.

Pas tri dekadash të deflacionit botëror pa humbje në vlerë të depozitave në banka të konsumatorëve, kjo histori nuk ka kuptim. Edhe nëse marrim për bazë transaksionet e kriminalëve, do të ishte justifikimi më i dobët për këto investime të çmendura, që nga koha e piramidave në 1996 në Shqipëri.

Në atë vit shteti ballkanik ishte përfshirë në një vorbull të çmendur për të vënë para në këto “fonde investimi”, të cilat ishin skema Ponzi klasike.

Ata premtonin kthime deri në 30 për qind në muaj, dhe do të vazhdonin për sa kohë që ata mblidhnin para të mjaftueshme për të ripaguar atë pak që donin të shisnin.

Rritja ishte dinamike. Në vetëm pak muaj, fondet përllogariteshin gati sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, sipas një studimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar në vitin 2000. Individët shitën shtëpitë dhe kursimet për t’i vendosur paratë në fondet e investimit.

Gjithçka shpërtheu në 1997, duke krijuar trazira në popull. Qeveria ra, dhe shpërtheu lufta civile. FMN përllogarit se në ato trazira vdiqën rreth 2000 njerëz. Një  qeveri e re u vendos, si dhe rregulli monetar, por PBB-ja  ra me 11 për qind në 1997, dhe nuk u rimëkëmb plotësisht për pesë vitet në vijim. Vetëm në vitin 2001 norma e rritjes së PBB-së do të kthehej sërish në nivelin që ishte para manisë se piramidave.

Shqiptarët që morrën pjesë në fonde, pa dyshim, që ishin lakmitar dhe të marrë. Pas 40 vitesh nën regjimin komunist, qytetarët mund t’iu falet që nuk e kuptonin se si funksionojnë tregjet financiare. Për më tepër qeveria, post-komuniste nuk bëri asgjë që të shuante iluzionit e atyre muajve.

Blerësit e bitcoin dhe simotrave të saj kanë pse të turpërohen. Ata pa dyshim që nuk janë të varfër, dhe injoranca nuk iu justifikohen. Me pak më shumë thellim, blerësit potencial mund ta shikojnë qartë se ky treg është një promotor i skemës Ponzi. Askush nuk po shet më, dhe blerësit e rinj nuk po pyesin më për çmimin.

Rritja e bitcoin në 2017-n, është shtuar me rreth 24 për qind në muaj, ka sjellë tepër shqetësim. Si shqiptarët para tyre, spekulatorët e kriptomonedhave i janë përgjigjur instikteve për të fituar shumë pasuri. Teknikisht ata mbeten krijesa racionale, por lakmia ka tejkaluar gjykimin e shëndoshë.

Ka dy ndryshime midis Shqipërisë dhe kriptomonedhave. Së pari, rritja e çmendur aktuale ka stimuluar krijimin e një infrastrukture tregtare komplekse me shpejtësi dhe të sofistikuara që tiranasit do ta kishin të vështirë për ta imagjinuar.

E dyta, kolapsi i kriptomonedhave është më pak i dëmshëm. Tregu aktual i 30 fondeve kryesore ishte më shumë se 640 miliardë dollarë më 3 janar, sipas coinmarketcap.com. Kjo është një vlerë shumë e lartë për t’u paguar, thuajse 1 për qind e PBB-së globale.

Shpejtësia e ngjitjes së kohëve të fundit duhet të sigurojë që shuma e huamarrjes, e siguruar nga vlera e këtyre pasurive, thelbësisht të pa vlera, janë vetëm një pjesë e vogël e vlerës së tyre nominale. Kur çmimet bien, kreditë e këqija kanë tendencë të shkaktojnë pjesën më të madhe të dëmit.

Megjithatë – ashtu si mania shqiptare e vitit 1996 – ky episod dëshmon  dështimet e financave të bazuara në treg. Ndonjëherë lakmia vetëm prodhon marrëzinë.

You may also read!

Kushtojuni vëmendje këtyre pasojave të tiroideve

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup

Read More...

Horoskopi ditor, e Premtë 20 Prill 2018

Dashi Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur diskutime në të kaluarën. Edhe ata që janë

Read More...

Raportet Rusi-SHBA: Ministria e Jashtme ruse bën paralajmërimin …

Lidhjet e drejtpërdrejta të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com