Rita Ora: Jam e lumtur që do të jem në Prishtinë në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

In Jetë/Stil

Rita Ora më në fund ka konfirmuar edhe personalisht se do të vijë në Kosovë.

Pas shumë hamendjeve rreth ardhjes së këngëtares në vendlindje, ka qenë vet këngëtarja që i ka dhënë fund spekulimeve.

Këngëtarja ka bërë të ditur përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook se do të jetë e pranishme në Kosovë, me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

(Foto: Getty Images)

“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluze të cilën e kam dizajnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë personale në Facebook.

Gjithashtu në fotografinë që e ka shoqëruar me këtë mesazh shihet teksa shkruan me shkronja të mëdha Kosova, e cila shoqërohet me fjalët “Kosova Newborn, Rita Ora në ditën e pavarësisë 2018, në përvjetorin e dhjetë të Kosovës”, shkruan ndër të tjerash në imazhin.

(Foto: Getty Images)

Organizatorët e koncertit të këngëtares, i cili do të mbahet më 17 shkurt, kanë pohuar për Telegrafin se bukuroshja jonë do të jetë para publikut rreth orës 22:00.

“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora”, kishte thënë Adil Behramaj.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

You may also read!

Barcelona shkatërron Gironan, Suarez dhe Messi dhurojnë shou (Video)

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Gironën, në ‘Camp Nou’. Skuadra

Read More...

Sheshel: Po të mos akuzohesha nga Haga do të mendoja se s’kam luftuar mjaftueshëm

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka kujtuar kohën kur është thirrur nga Tribunali i Hagës. Ai ka

Read More...

Angli, rrihet barbarisht nga 3 persona, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar Jozef Boci

Policia në Angli ka nisur një hetim për vrasje dhe ka bërë tre arrestime pas dhunimit që ju bë 

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com