Rriten tensionet: Turqia e heq nga ishulli flamurin dhe ia tërheqë vërejtjen Greqisë

In Bota, Lajme

Forcat detare turke kanë ndërhyrë në një ishull shkëmbor të diskutueshëm mes tyre dhe Greqisë për të ulur prej andej një flamur grek.

Lajmi është në të gjitha mediat greke, të cilat i referohen një deklarate të kryeministrit turk Binali Yildirim, i cili tha se gjatë ditës së sotme trupat turke kishin zbritur në ishull duke hequr prej aty flamurin grek

“E këshillojmë Greqinë të qëndrojë larg provokimeve. Në një ishull shkëmbor, ishte vendosur flamuri grek. Forcat tona ndërhynë dhe bënë atë që duhej bërë duke e hequr flamurin grek prej aty. Ftojmë Greqinë të sillet si një komshi i mirë”, u shpreh Yildirim, ndërsa deklarata është shpërndarë menjëherë në të gjitha mediat e rajonit për shkak të klimës së tensionuar mes dy shteteve.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga pala greke.

You may also read!

Sërish sulme në Siri (Foto)

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider

Read More...

Hudhrat e Njoma Si Mrekulli Pranverore – Vlerat Për Shëndetin

Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë

Read More...

Një pilote seksi si Angelina Jolie

Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit “Mbretëresha e planetit të gjelbër” dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com